Nga lagjia e Lasgushit dhe Mitrushit në Pogradec, ceremonia e librit që la “pa mend” pogradecarët

Publikuar tek: kulture-art, më 18:09 27-04-2018 Nga lagjia e Lasgushit dhe Mitrushit në Pogradec, ceremonia e librit që la “pa mend” pogradecarët Foto nga aktiviteti

Të gjithë mbeten ngërthyer nga lajmet politike, po diku në Pogradec, autori i ri, Gerti Mullai, një djalë pogradecar, bëri promovimin e librit të tij të dytë “Titull”.

Do kishte kaluar si një ceremoni pa jehonë mediatike, nëse fotot e aktivitetit nuk do të bënin xhiron e rrjeteve sociale.
Në lagjen “Topleci”, në oborrin e disa shtëpive, nën dritat e rrugës dhe të improvizuara, regjizorja Dasara Xhangolli, kishte gjetur motivin se çfarë e ka shtyrë këtë të ri, që ka mbaruar gazetari, të kthehet te poezia dhe me muzë, qytetin e tij.
“Topleci” ka një kulturë më shumë se 200 vjeçare. Eshtë lagja që janë jetuar Mitrush Kuteli e Lasgush Poradeci. Por këtu, ka jetuar edhe poeti i ri i qytetit, Gerti Mullai.
Tek ajo lagje, është vendlindja ime, është lagjia që personifikon Pogradecin e vjetër , si edhe lagjia ku ka lindur Lasgush Poradeci dhe Mitrush Kuteli.
Disa nga poezitë e mija i kushtohen kësaj lagjeje dhe madje edhe dy dashurive të mija” thotë për newsbomb.al Genti Mullai.
Dhe në fakt aktiviteti duket se I dhuroi orë ndryshe pogradecarëve, që veç xhirove rreth liqenit, shijuan një mbrëmje poetike me bashkëbisedim dhe recitim poezish.
Dhe për këtë të ri, që i ka hyrë rrugës së poezisë, kryefjala, tamam si për një qytet si Pogradeci, është dashuria. Këtë e pohon edhe vetë autori.
Poezitë janë kryesisht për dashurinë , por ka edhe problematika sociale të cilët prekin shoqërinë tonë veçanërisht provincën!
Fati i keq që ndjej kudo njeriun e drejtë përshembull. Ose, fjalët e tepërta që prishin çdo lloj mardhënie qoftë shoqërore apo kur janë ndjenjat në mes” thotë autori për newsbomb.al.
Ka akoma shumë për të bërë. Edhe ky libër është financuar nga vetë miqtë e autorit. Pavarësisht kësaj: të gjithë ia dolën të organizojnë një ditë ndryshe kulturore në qytetin e Liqerit. /NEWSBOMB.AL/

31408377_10157207371278765_7066456829651320832_n.jpg

31354792_10157207371308765_4315602900165328896_n.jpg

31369061_10157207371228765_4561302929604083712_n.jpg

31433430_10157207371238765_7931358166690824192_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 35 vite larg skenës, rikthehet GRUPI LEGJENDAR
"Nusja me shifon të zi"- MUSINE KOKALARI/ Ilir Lluri rrëfen: Amanet sendet personale për Muze…Por deri tani, për të, nuk ka një MUZE »
Article Logic
Execution time: 0.014334917068481
array(1) { ["section"]=> string(101) "nga-lagjia-e-lasgushit-dhe-mitrushit-ne-pogradec-ceremonia-e-librit-qe-la-pa-mend-pogradecaret-118575" }