Nga "magjistare e basteve" te akuzat për trafik droge, Jona e FSHF-së prej kohësh në shënjestrën e Berishës

Publikuar tek: sport, më 14:48 02-02-2017 Nga

Një akuzë e ish-kryeministrit Sali Berisha për zëdhënësen e FSHF-së, Jona Dervishin sot në seancën e Kuvendit të Shqipërisë bëri bujë, pasi ish-kreu i PD-së e lidhte Jonën e FSHF-së me trafik droge në bashkëpunim me Olsi Rmën, vëllanë e kryeministrit Edi Rama.

"Është ngritur nga prokuroria se një makinë e përshtatur për transportin e kokainës nga vëllai i kryeministrit, Olsi Rama bashkë me ndrikullën e FSHF-së një Jona, Jona. Kush të dojë i ka këtu të gjitha hyrjet dhe daljet e Olsi Ramës dhe ndrikullës Dervishi dhe Genti Gjonaj. Ka një komunikim konstat me këtë bandë nga vetë kryeministri", tha Berisha sot në seancën e Kuvendit.

Por, "fiksimi" i ish-kreut të PD-së me Jonën e FSHF-së është më i hershëm.

Në të shkuarën, Berisha e ka akuzuar zëdhënësen e Federatës si magjistaren e basteve dhe rezultateve të ndeshjeve të futbollit.

"Edvin Shullazi, Olsi dhe dhe ndrikulla Jona zhyten futbollin shqiptar ne mafien e zeze! Te dashur miq, java qe kaloi ishte java e pergjakjes, dhunes, masakrimit nga mafia e zeze e Edvin Shullazit, Olsit dhe ndrikull Jones, magjistares se basteve dhe rezultateve qe na qeteson se ku do fitojme”, shkruante Berisha më 10 maj 2016/ newsport.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Klubet e futbollit përfitojnë miliona lekë shpërblim, zbardhet vendimi i FSHF-së
Federata Botërore mbulon në “ar” Majlinda Kelmendin »
Article Logic
Execution time: 0.03444504737854
array(1) { ["section"]=> string(110) "nga-magjistare-e-basteve-te-akuzat-per-trafik-droge-jona-e-fshf-se-prej-kohesh-ne-shenjestren-e-berishes-67490" }