Nga miset tek politikanët, klientët e restorantit të Tom Doshit

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:05 26-03-2015 Nga miset tek politikanët, klientët e restorantit të Tom Doshit

Restorani “Antika” në pronësi të deputetit tashmë të ndaluar nga policia, Tom Doshi, ka qenë një vend i preferuar dhe i frekuentuar nga shumë personazhe të jetës politike dhe artistike në Shqipëri dhe jo vetëm.

Në faqen e facebook-ut të këtij restoranit janë publikuar kohë më parë foto të stafit me personazhet e njohura që e kanë frekuentuar atë. Ndoshta sot na bën çudi kur shohim të fotografuar në ambientet e restorantit të Tom Doshit, kreun e Kuvendit Ilir Meta apo kryeministrin Edi Rama, por megjithatë marrëdhëniet e tyre më 1 gusht të 2014, kohë kur edhe janë postuar fotot në facebook, nuk kanë qenë ato që janë sot.

Edhe ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj ka qenë klient në restorantin e Doshit, ndërsa nuk kanë munguar edhe personazhe nga bota e muzikës si për shembull këngëtari Shpat Kasapi apo reperi Lyrical Son.

Madje ky restorant ka qenë përzgjedhja edhe e personazheve të huaja si komediani italian Ezio Greggio, kreu i Parlamentit të Japonisë apo miset e huaja gjatë kohës që kanë zhvilluar konkurset në Shqipëri. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta komunikon me opozitën: Merreni me qetësi
Altin Goxhaj do grisë kallëzimet për Ramën, Kokëdhimën dhe Veliajn »
Article Logic
Execution time: 0.004594087600708
array(1) { ["section"]=> string(67) "nga-miset-tek-politikanet-klientet-e-restorantit-te-tom-doshit-7055" }