Nga pika më e fortë në “thembrën e Akilit”, ky është transformimi i mbrojtjes së Juventusit

Publikuar tek: sport, më 19:40 14-08-2017 Nga pika më e fortë në “thembrën e Akilit”, ky është transformimi i mbrojtjes së Juventusit

Nëse flet për Juventusin e këtyre 7 viteve të fundit, vetëvetiu mendja të shkon tek mbrojtja, ai repart i cili i garnatoi kësaj skuadre 6 titull kamipon radhazi.

Ishte mbrojtja e Juventusit ajo që pësoi më pak gola vitin që shkoi në kampionatin italian, dhe ajo që në 11 ndeshje në Champions League pësoi vetëm 3 gola. Për të gjithë mbrojtja juventine me “BBC”, (Bonuçi, Barzali dhe Kelini) ishte e pakalueshme kur mendon që pas tyre ishte një gardian i vërtetë si Xhixhi Bufon.

Por kjo ka mbetur një histori, pasi nga pika e fortë e “bardhezinjve”, që u garantonte fitoret edhe kur skuadra nuk ishte mirë, tashmë është kthyer në “thembrën e akilit”.

Ishte pikërisht reparti difensiv ai që u kritikua më shumë mbremjen e djeshme në finalen e superkupës së Italisë ku “zonja e vjetër”, humbi 3-2 përballë Lacios. Mbrojtja juventine nuk është më e njëjta pas largimit të Bonuçit. Por nuk është vetëm kjo, pasi edhe Brazali nuk ka treguar një formë të mirë së bashku me Benatian e ardhur merkaton e shkuar. Po ashtu dhe të rinjtë Rugani dhe De Shiljo nuk japin garanci dhe një Kielini i vetëm, zor se mund të përballojë 45 ndeshjet që e presin skuadrën e Alegrit.

Por gjithsesi, merkato është ende e hapur dhe drejtuesit bardhezinj janë hedhur në sulm për të gjetur mbrojtësit e duhur për të përfocuar këtë repart. Emrat nuk mungojnë gjithashtu edhe paratë, mbetet për tu parë nëse këto përforcime të dëshiruara do të vijnë apo jo.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Manchester United bën gati goditjen “big”, 100 milion euro për Bale
Ish mesfushori i Tiranës debuton me gola në Spanjë »
Article Logic
Execution time: 0.017400979995728
array(1) { ["section"]=> string(94) "nga-pika-me-e-forte-ne-thembren-e-akilit-ky-eshte-transformimi-i-mbrojtjes-se-juventusit-89093" }