Nga punonjës tregu frutash-perimesh, partia mund të bëj konsull brenda natës

Publikuar tek: analiza-komente, më 10:31 12-04-2015 Nga punonjës tregu frutash-perimesh, partia mund të bëj konsull brenda natës

Arben Llalla

Kryetari i Republikës së Shqipërisë z.Bujar Nishani ktheu për rishqyrtim në Kuvend ligjin e miratuar nga shumica për Shërbimin e Jashtëm me motivacionin se ky ligj u mundëson personave jashtë sistemit fundosjen e trupës diplomatike të karrierës.


Kryetari i shtetit z.Nishani e ktheu për rishqyrtim këtë ligj në bazë të kritikave të bëra kohëve të fundit nga kryetarja e Komisionit të Jashtëm, znj.Arta Dade e cila solli si shembull të keq të punësimit të diplomatëve politik joprofesional të Konsullatës së Përgjithshme shqiptare në Selanik, znj.Pavlina Ylli e cila dispononte leje qëndrimi në Greqi si minoritare greke duke ndërruar kombësinë nga shqiptare në greke.Në të vërtetë shumica e punonjësve të Konsullatës shqiptare në Selanik janë punësuar viteve të fundit jashtë kritereve profesionale të karrierës, por në bazë të preferencave politike. Një rast tjetër tragjik të punësimit Diplomat në Konsullatën e Selanikuk kemi atë të Artur Porpollogu, sekretar i përgjithshëm i konsullatës i cili vjen nga 20 vite emigracion në Greqi, në qytetin e Verias.

Artur Porpollogu ka qenë kryetar i shoqatës “Solidariteti” në Veria dhe ka patur kontakte të rregullta me kryetarin e bashkisë së Verias, por edhe me shefin e policisë së këtij qyteti. Që nga viti 2011, ai ka qenë dhe këshilltar në bashkinë e Verias dhe është shoqëruar shpesh me anëtarë të organizatës OMONIA të cilët nuk promovojnë miqësinë greko-shqiptare, por propagandojnë për greqizmin e jugut të Shqipërisë. Veprime të tilla të diplomatit Artur Propollogu bien ndesh me betimin diplomatik për mbrojtjen e interesa shtetërore shqiptare.

Vite më parë Artur Propollogu është parë disa herë në fushatën parazgjedhore në Greqi duke propaganduar për partinë e PASOK, në shoqërinë e ish-ministrit të punëve të brendshme, z.Mihalis Krisohoidhis. Propollogu përfundoj diplomat nga puna në tregun e fruta-perimeve në Veria fal kontributit partiak ndër vite.

Për punonjësit e sotëm të Konsullatës së Përgjithshme Shqiptare në Selanik më mirë i njeh ish-Konsulli i Përgjithshëm, Thoma Ninin, i cili mund të thotë shumë për këta diplomatët të sotëm që dikur bridhnin rrugëve të Selanikut nën shoqërinë e oficerëve të sigurimit grek.

Disa diplomat shqiptar që nuk e kuptojnë rëndësinë e postit që kanë, të punës së tyre, prandaj Shqipëria pas viteve 1990 është përballur shpeshherë me skandalet e shkaktuar nga diplomatë jo të ndërgjegjshëm. Shumë diplomat shqiptar janë arrestuar për trafik të lëndëve narkotike, disa për të tjerët janë kapur nga shërbimet e huaja nën shoqërinë e prostitutave të rëndomta. Shqipëria ka nevojë për ta përfaqësuar denjësisht diplomatë seriozë sepse ne pretendojmë se jemi një vend i rëndësishëm në politikën e Ballkanit, por me diplomatë që vijnë nga rruga të cilët nuk përmbushin asnjë kriter profesional ne do të vazhdojmë të na shohin si një shtet të brishtë që është ndërtuar në kala prej rëre.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023894071578979
array(1) { ["section"]=> string(80) "nga-punonjes-tregu-frutash-perimesh-partia-mund-te-bej-konsull-brenda-nates-8492" }