Nga se shkaktohen STRIJAT (të çarat e lëkurës)... Blerina jep lajmin e mirë: Ja si t’i trajtojmë

Publikuar tek: blogu-i-blerines, më 10:24 21-07-2018 Nga se shkaktohen STRIJAT (të çarat e lëkurës)... Blerina jep lajmin e mirë: Ja si t’i trajtojmë Foto ilustruese

Blogu i Blerinës në Newsbomb.al

 

Strijat (të çarat e lëkurës) me ngjyrë të kuqe apo të bardhë, paraqesin një shqetësim të vërtetë jo vetëm për ne femrat por edhe për meshkujt. Fenomeni i shfaqjes së tyre nuk ka preferencë gjinore edhe pse duket sikur ka një epërsi më të madhe tek femrat, e në të njëjtën kohë ato prekin te gjitha grupmoshat që me fillimin e pubertetit. Ato pozicionohen në vendet specifike të tilla si në gjoks, vithe, në kofsh dhe në bark. Ka raste kur strijat shfaqen edhe në pjesë e brendshme të krahut. Edhe pse shfaqjen e tyre jo estetike ato e kanë në sipërfaqjen e lëkurës, në të vërtetë strijat janë më të thella. Sepse që ne të kemi te çarat të dukshme do të thotë që fibrat e kolagjenit në dermë janë këputur dhe nuk prodhojnë më kolagjen dhe elastinë në nivelin e duhur, në ato zona ku ne kemi strijat. Ato kanë ngjyra të ndryshme në bazë të fazës së veprimit në të cilën ndodhen. Nëse strijat janë të bardha në sipërfaqen e lëkurës do të thotë që janë në fazën e tyre ta fundit, në fazën ku do të mbesin të tilla përgjithmonë. Nëse janë te kuqë tregon që procesi i i humbjes së kolagjenit dhe elastinës në dermë po jep shenjat e saj edhe në sipërfaqjen e lëkurës.

Nëse ne “ndërhyjmë” në ketë fazë me produkte shumë ushqyese dhe hidratuese mund të ndihmojmë në minimizimin dhe eleminimin e tyre.         

Përse shfaqjen strijat?

 Edhe pse nuk janë përcaktuar ende saktësisht arsyet që krijojnë të çarat e lëkurë ( kjo sepse duket sikur çdo gjë negative për oraganizmin tonë ka ndikimin e tij) përsëri dermatologët kanë listën e tyre të faktorëve që na krijojnë këtë shqetësime në lëkurë.

 Fillimisht për strijat që shfaqen në mosha të reja ndikim shumë të madh ka mënyra e të ushqyerit. Një regjim ushqimor me fruta-perime, eleminimin e yndyrnave të dëmshme, përdorimin e ekzagjeruar të kripës, sheqerit dhe pijeve me gaz do të sillte një lëkurë pa probleme në mosha shumë të reja. Gjithashtu ndikim shumë të madh në shfaqjen e tyre kanë përdorimet e medikamenteve të ndryshme , që në përbërjen e tyre kanë kortizonikë, sepse ai provokon fryrjen dhe mbajtjen ujore në qelizë, të dyja këto favorizojnë shfaqjen e të çarave të lëkurës tonë.

Dietat e pakontrolluara, që na bëjnë të humbasin dhe të rifitojmë peshë në kohë shumë të shkurtra kanë ndikimin e tyre të padiskutueshëm në shfaqjen e strijave. Po ashtu edhe mungesa e një aktiviteti fizik, mungesa e konsumimit të ujit në sasitë e nevojshme janë elementë që shkojnë në favor të dëmtimit të kolagjenit që do të ketë më pas ndikim edhe në pamjen tonë të lëkurës.

Edhe shtatzania, është një moment shumë delikat në jetën e një gruaje kur favorizohet shumë shfaqja e strijave si shkak si ndryshimeve hormonale që pëson trupi, dhë përmasave të reja që ai do të ketë. Sigurisht që ndjekja e një ekuilibri ushqimor dhe hidratimi të duhur si brenda edhe jashtë organizmit do të bënte që ne ta kalonim me sukses këtë fazë të jetës sonë pa asnjë problem. Duhet të kemi parasysh që puna për hidratimin e lëkurës duhet të nisë disa muaj përpara se ne te kemi mbetur shtatëzënë ose sapo e kemi marrë vesh, dhe jo dy muajt e fundit të shtatzanisë siç rëndom bën shumica e femrave që shtojnë përdorimet e vajrave dhe kremrave të ndryshëm. Ka shumë raste që ato nuk na vijne fare ne ndihmë sepse procesi i formimit të strijave nuk është aq i shpejtë, ai duhet të prishë fillimisht ekuilibra veprues të brendshëm, që të na shfaqjen në sipërfaqe. Kjo mund të kërkojë 6 javë deri në 6 muaj.    

Si ti trajtojmë ato?      

Sigurisht siç e mësuam edhe më lart, në rastin e strijave është më mirë t’i parandalojmë ato, sepse kur shfaqjen është shumë e veshtirë t’i eleminojmë. Por kjo nuk do të thotë që kur i shikojmë të humbasim shpresat dhe të mos meremi më me to. Sepse është shumë e rëndësishme përdorimi i kremrave kundra strijave të cilat janë hidratues dhe ushqyes. Të dyja këto ndihmojnë shumë në zbutjen e thatësirës që karakterizon strijën dhe për pasojë i bën ato të jenë më pak të dukshme. Një lajm i mirë vjen së fundmi edhe nga fusha e dermatologjisë ku teknikat po lazer po rezultojnë si tëpër efikase në luftën kundër strijave./ Blerina e Florescenter

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12858200073242
array(1) { ["section"]=> string(97) "nga-se-shkaktohen-strijat-te-carat-e-lekures-blerina-jep-lajmin-e-mire-ja-si-t-i-trajtojme-128613" }