Nga Tokio ku lancon albumin e tij, tenori Saimir Pirgu jep mesazhin për të rinjtë që duan të prekin ëndrrat

Publikuar tek: kulture-art, më 10:49 29-02-2016 Nga Tokio ku lancon albumin e tij, tenori Saimir Pirgu jep mesazhin për të rinjtë që duan të prekin ëndrrat

Filloi për tenorin Saimir Pirgu turneu botëror për albumin e tij “Il mio canto”, raportojnë mediat italiane. Nga Tokio, edhe vetë Saimir Pirgu ka dhënë mesazhin e tij.

“Kam lindur në Shqipëri dhe më duhet të them se historia ime është pak si një ëndërr, një ëndërr që realizohet. Canto ime prezanton pikërisht, këngën time, siç është edhe vetë fjala. Aty ka pjesë të repertorit tim që kam kënduar deri tani që nga lirikat e lehta nëse mund të thuhet kështu e deri tek më të vështirat, Rigoleto, Traviata etj. Më pas është Pucini, La boheme, dhe repertori francez me Romeon dhe Zhuljetën.

Mbërrita në Itali kur isha 19 vjeç dhe u regjistrova menjëherë në konservatorin e Bolzanos. Në muajt që pasuan njoha të madhin Luciano Pavaroti që ishte më pas edhe mentori im. Fitova konkurset e para dhe në 2004 isha fatlum kur njoha maestro Claudio Abado që më nxorri më pas në nivelin internacional. Kështu gjithë jeta ime filloi kështu si një ëndërr duke vazhduar kështu.

(Për Pavarotin) Ai ishte duke u qetësuar në hotel Palace dhe kërkoi nëse kishte të rinj që donin të dëgjoheshin prej tij dhe nga konservatori I Bolzanos u bëmë nja 5 a 6 të rinj dhe me maestro tonë Brunetin u nisëm…në atë moment ai më dëgjoi për herë të parë dhe mbetëm shumë të afërt. Jam I ri se kam lindur në ’81 dhe deri në fund të ’90 isha në fillore. Ndaj Italia për ne ishte një ëndërr sepse gjithsesi ne shihnim televizionet italiane, pak edhe si fshehur. Dhe për mua është ky vision, kur shihja një reklamë biskotash Mulino Biancho, në tv italiane. Kur erdha për herë të parë në Itali ishte kjo lloj biskote që doja të shijoja për së pari. Për të gjithë ne shqiptarët Italia ishte vendi i ëndrrave. Dhe për mua që doja të studioja canto ishte një ëndërr e madhe. Dhe kur mbërrita në Bolzano për mua ishte një tjetër realitet, sepse gjithsesi Bolzano është një qytet i vogël por aty gjeta gjithcka që më duhej për të më ndihmuar në jetën e vështirë të një artisti. Kujtoj bashkëpunimin me Ricardo Muti kur më zgjodhi për bashkëpunimin e parë. Me maestro Domingon duke kënduar në metropolitanin e Nju Jorkut Traviatën…Nga ky këndvështrim jam shumë me fat se me tre tenorët që kam pasur ëndërr, me dy prej tyre kam bashkëpunuar dhe më mirë se kaq s’mund të ndodh.

Endrra më e madhe është të lësh gjurmë. Për tu rritur me role të reja e debutime të reja. Për të rinjtë, janë kohë të vështira. Këshilla ime është që të mos e humbin shpresën asnjëherë. Të besojnë tek vetja sepse kur duhet të kapësh një pikë në fund gjithçka vjen, ndodh. Duhet të punosh dhe të studiosh shumë” mbyll rrëfimin nga Tokio për Il Sole 24 ore, tenori i madh shqiptar Saimir Pirgu.

Video

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 29 shkurti, përse kemi “vit të brishtë” çdo katër vjet? Historia dhe kuriozitetet
Mesazhet politike të Leonardo DiCaprio (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.1823308467865
array(1) { ["section"]=> string(112) "nga-tokio-ku-lancon-albumin-e-tij-tenori-saimir-pirgu-jep-mesazhin-per-te-rinjte-qe-duan-te-prekin-endrrat-33805" }