Nga varfëria e tejskajshme në “mega-spektaklet televizive”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:32 14-08-2017 Nga varfëria e tejskajshme në “mega-spektaklet televizive”

Shoqëria shqiptare e sapodalë nga një fazë e superzgjatur tranzicioni vazhdon të vuaj nga shumë fenomene kontroverse dhe tejet negative.

Në vendin tonë si shumë gjëra të tjera edhe rregullat e sistemit demokratik, (atij ideali që ne ëndërrojmë) shkelen me të dyja këmbët, shpesh e më shpesh.

Një pyetje me vend do të ishte. Ku shfaqen defektet dhe kundërshtitë e sistemit Demokratik shqiptar?

Pa u futur shumë thellë në analiza të stërholluara sociologjike apo politike, do të ndalem vetëm në një vështrim në median e vendit tonë dhe më specifikisht në televizionet shqiptare. Në televizionet tona zakonisht në programacionin e tyre të një dite gjen në rastin më të mirë 2 orë pasqyrim të jetës reale dhe aktualitetit social të shoqërisë shqiptare.

Mirëpo krejt e kundërta ndodh me anën tjetër të “medaljes” kur gjatë gjithë ditës e natës shohim në televizionet shqiptare programe dhe spektakle televizive, me një luks dhe tekonologji që do e kishin zili edhe televizionet më të mëdha botërore. Për këto spektakle dhe programe të kushtueshme mund të lindin shumë pikyetje dhe çështje nga më të ndryshmet për tu diskutuar, që nga financimi, dobia sociale, amatorizimi, e shumë të tjera.

Në këtë shkrim do të qëndroj vetëm tek impakti social që kjo kundërshti sjell duke parë nivelin e ulët (nga ana ekonomike por jo vetëm) e shoqërisë shqiptare dhe shpenzimet kolosale që përdoren për të prodhuar “megaspektaklet” në televizionet shqiptare.

Si duhet të ndjehet një i pastrehë që mezi kalon nga muaji në muaj, kur nga ekrani i vogël i televizorit të tij ai sheh shkëlqimin verbues të skenave të “Big Brother”, “Your voice sounds familiar”, Dancing With the Stars, “Masterchef”, The Voice”, “Xing”, e shumë programe të tjera të këtij lloji që vetëm sa vijnë e shtohen në televizionet shqiptare???

Si duhet të ndjehet ai qytetari shqiptar që ka borxhe në ta gjitha dyqanet e lagjes, kur shikon se si fluturojnë paratë në “100 milion”, “tele Bingo”, “Loto”, “Tornado me para” etj??? Si duhet të ndjehet ajo nënë që nuk ka cfarë ti gatuajë fëmijëvë të saj përveçse fasule, kur nga ekrani sheh paradën e pjatave nga më të shijshmet me frutat më ekzotike të parakalojnë në “Master chef Albania”? Cfarë duhet të bëjë një qytetar shqiptar kur sheh humorin publicitar të “Portokallisë” të qajë apo të ulërasë nga tallja që bëhet me të?

Duhet të kuptohem drejt, se këto spektakle që në përshkrimin e mësipërm dolën disi të errëta kanë edhe ato aspektet e tyre pozitive, por se imazhi kryesor që ato përcjellin e në sytë e publikut shqiptar nuk është aspak pozitiv, në situatën ekonomike që po kalon vendi.

Te kjo kontroversë e tejskajshme e kanë zanafillën dhe shumë probleme sociale të shqërisë shqiptare. Është koha që media dhe televizionet tona të fokusohen më shumë te publiku dhe ta lënë mënjanë rivalitetin mes tyre për më shumë drita, shkëlqim dhe luks në studiot e tyre.

Të fillojnë të bëjnë pak gazetari se nuk bëhet qameti!

Nga Ardit HOXHA

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Drejtoresha e njohur luan letra në plazhin e Himarës: Loja është serioze, futet leku në mes
Mëngjesi i Ramës sot nis ndryshe, publikon një artikull të “Washington Post” për Shqipërinë »
Article Logic
Execution time: 0.02263617515564
array(1) { ["section"]=> string(62) "nga-varferia-e-tejskajshme-ne-mega-spektaklet-televizive-89088" }