Nga vjedhjet me dhunë te grabitjet e bankave, zbardhen rreth 20 mijë çështje penale

Publikuar tek: ekonomi, më 17:22 17-11-2016 Nga vjedhjet me dhunë te grabitjet e bankave, zbardhen rreth 20 mijë çështje penale

Në harkun kohor 2005-2015, për vepra penale Vjedhje të Pasurisë janë konkretizuar në 19 656 çështje penale dhe rezultojnë 22 232 të dënuar.

Kodi penal parashikon trembëdhjetë nene që lidhen me veprën penale të vjedhjes. Numrin më të lartë të rasteve e shënojnë vjedhjet e thjeshta. Mesatarisht, çdo vit në gjykatat shqiptare janë proceduar për Vjedhje 1 201 çështje gjyqësore dhe janë regjistruar 1 541 të dënuar.

Në vitin 2014 është shënuar numri më i lartë i çështjeve gjyqësore për vepra penale vjedhje të pasurisë. Ky vit shënon 2 382 çështje dhe 2 856 autorë. 

Open Data Albania ka publikuiar shifrat me veprat penale si dhe personat e dënuar duke u bazuar në të dhëna të Vjetarëve Statistikorë të Ministrisë së Drejtësisë.

Vepra penale, e cila ka pasur më pak praktikë gjyqësore në vitet 2005-2015, për këtë grup seksion, është  Trafikimi i Veprave të Artit  parashikuar nga nenet 138 dhe 138 /1 me vetëm 2 çështje gjyqësore.

Vjedhja e Rrjetit të Komunikimeve Elektronike, është një figurë vepre penale për të cilën nuk është shënuar ende asnjë rast procedimi.

Tek ky seksion bëjnë pjesë edhe vepra penale si Vjedhja e Bankave dhe Arkave të Kursimit neni 136, vepër që dy vitet e fundit 2014 dhe 2015 ka shënuar numër një rritje çështjesh dhe autorësh. Në dhjetë vite për veprën penale të Vjedhjes së Bankave dhe Arkave të Kursimit janë shënuar në total 38 çështje gjyqësore me 46 autorë të dënuar.

vjedhja_e_bankave.png

Gjithashtu në rritje janë edhe veprat penale të Vjedhjes duke kryer Shpërdorim të Detyrës, Neni 135. Kjo vepër ka shënuar një rritje vit pas viti.

Vepra penale përkon me raste kur autori i ngjarjes është një person i punësuar në institucionin ku kryhet vjedhja ose vjedhja lidhet me veprime që përkojnë me detyrat e tij profesionale. Për këtë vepër penale janë dënuar në dhjetë vite 507 autorë.

Vepra penale e Vjedhjes së Energjisë Elektrike ose Impulseve Telefonike, parashikuar nga Neni 137  ka shënuar rekord ngjarjesh në vitin 2015.

Në këtë vit janë shënuar 2288 çështje gjyqësore. Fillimi dhe procedimi gjyqësor i rasteve, duket se ka shënuar pushime apo pafajësi të shumta, pasi numri i autorëve të dënuar për këtë vepër në vitin 2015 është 596, numër ky shumë më i vogël për një tersi çështjesh gjyqësore prej 2288, raporton newsbomb.al.

vjedhja_e_energjise_elektrike.png

Po tek ky seksion veprash penale bëjnë pjesë edhe krime me pasoja dhe rrezikshmëri të lartë të vjedhjes me Armë apo Vjedhje me Pasojë Vdekjen.

Numri më i lartë i totalit të autorëve të dënuar për vepra penale që lidhen me Vjedhje në këto dhjetë vite është shënuar në vitin 2014, ndërsa numri më i lartë i çështjeve gjyqësore të proceduara është shënuar në vitin 2015 me 3865 çështje, raporton newsbomb.al. 

 Lexo rastet e tjera të vjedhjeve në: Open Data Albania.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02468204498291
array(1) { ["section"]=> string(88) "nga-vjedhjet-me-dhune-te-grabitjet-e-bankave-zbardhen-rreth-20-mije-ceshtje-penale-59831" }