Nga vrasja e ish-policit në Torino një vit më parë e deri tani, si u mbërrit te hakmarrja e mbrëmshme në Elbasan

Publikuar tek: aktualitet, më 09:13 04-02-2016 Nga vrasja e ish-policit në Torino një vit më parë e deri tani, si u mbërrit te hakmarrja e mbrëmshme në Elbasan Fadil Mema

Nuk është mbushur viti i ekzekutimit mafioz në rrugët e Torinos të ish- policit Fadil Mema dhe rikthehet hakmarrja më e fuqishme. Mesnatën ndërmjet 12 dhe 13 marsit, në lagjen Mirafiore në Torino, u “dënua me vdekje” shkruajnë gazetat italiane Fadil Mema, ish polic, një 54 vjeçar me dy diploma, një për inxhinieri dhe një për shkenca politike, ish kandidat për zgjedhjet politike 2004 e ish shef i policisë rrugore në Elbasan.

Policia është duke parë realisht pistën e hakmarrjes mes dy fiseve dhe në mos fisi I ish policit të ekzekutuar në Torino është aktivizuar një vit më pas.

Policia italiane e kohës e konsideroi vrasje mafioze atë të Memës në rrugët e Torinos ndërkohë që hetimet për vrasje për pistën e hakmarrjes do të mbërrinin në Shqipëri për tu finalizuar dje me një tragjedi.

Historia

Për të mbërritur te ngjarja e djeshme ku shënjestra ishin fisi Çapja, duket se ka një histori që ka lindur që në vitin 2005.

Sokol Capja qëllohet në një lokal në 2005 pranë universitetit të Elbasanit dhe vdes gjatë operacionit. Mes të akuzuarve ishte edhe Gentian Beqiri, i njohur edhe si Ardian Meta, i vrarë në gusht 2012. Dhe pas kësaj vrasjeje ish oficer i policisë rrugore Fadil Mema u plagos në këmbë në një atentat afer banesës së tij. Familja Çapja akuzoi Memën si organizatorë dhe porositës të vrasjes së Sokol Çapjas. Fadil Mema, duke mos pasur asnjë mundësi qëndrimi në Shqipëri, shkoi drejt Italisë, ku u vendos në Torino, dhe u ekzekutua në mars 2015. Po ndërsa Mema (Fadil) ikën në Itali, autoshkollën që kishte ai po e përdorte kunati Ardian Ibrahimi i cili po ashtu është ekzekutuar.

Mbrëmja e djeshme, është rrjedhojë siç duket e një hakmarrjeje që nuk po përfundon mes fiseve Çapja dhe Mema prej më shumë se 10 vitesh.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dëshmitarja: Si luftoi me flakët nëna e djalit 4-vjeçar, më tha se do qëndronte deri në fund për ta nxjerrë gjallë të birin
Finalizohet operacioni “Labidari”, prangosen 3 persona për trafik droge në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.025205135345459
array(1) { ["section"]=> string(117) "nga-vrasja-e-ish-policit-ne-torino-nje-vit-me-pare-e-deri-tani-si-u-mberrit-te-hakmarrja-e-mbremshme-ne-elbasan-31699" }