Nga 'yll' në 'fantazmë', 'dështon' karriera e Ergys KAÇES në Greqi

Publikuar tek: sport, më 18:22 14-09-2018 Nga 'yll' në 'fantazmë', 'dështon' karriera e Ergys KAÇES në Greqi Ergys Kaçe

As nënshkrimi me Panathinaikosin nuk e po e kënaq Ergys Kaçen.

25-vjeçari ka regjistruar shumë pak minuta në Greqi dhe nuk rezulton të jetë në planet e skuadrës për ndeshjet e kampionatit. Nuk dihen shkaqet reale se përse Kaçe nuk arrin të luajë rregullisht, por dyshimet e para kanë të bëjnë me faktin e fotos me simbolin e UÇK-së në 2013 në kohën kur luante për PAOK-un.

Në atë kohë lojtari u sulmua nga mbarë opinioni publik grek në një shfaqje të ulët dhe skandaloze racizmi. Por dhe pas 5 vitesh ai ende nuk ka gjetur vendin e duhur. Zgjedhja për të luajtur për Shqipërinë duket se e ka indinjuar publikun helen, pasi vetë Kaçe ka patur të drejtën të zgjidhte përfaqësuesen greke.

Edhe për ndeshjen e radhës me AEL-in, mediat greke raportojnë se Kaçe do të qëndrojë stol.

Mungesa e minutave me skuadrat i kanë kushtuar dhe vendin në Kombëtaren kuqezi, të cilin ai e ka humbur prej kohësh.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dy ndeshje në tre ditë, MANAJ shënon gol në Spanjë
E përjashtuan nga ekipi, lojtari i Kombëtares rikthehet në stërvitje »
Article Logic
Execution time: 0.17969489097595
array(1) { ["section"]=> string(66) "nga-yll-ne-fantazme-deshton-karriera-e-ergys-kaces-ne-greqi-134338" }