Ngacmim seksual në punë? Ndryshon kodi, ja si do mbrohemi nga shefi apo shefja që na ngacmon

Publikuar tek: ekonomi, më 13:25 29-10-2015 Ngacmim seksual në punë? Ndryshon kodi, ja si do mbrohemi nga shefi apo shefja që na ngacmon Foto ilustruese

Kodi i Punës në Shqipëri pritet të ndryshojë në pikën e paragrafin e ngacmimeve seksuale në punë. Sipas propozimit të ri që vjen nga ministria e Punës, do të forcohet ky nen për të mos lejuar ngacmimet seksuale gjatë kryerjes së detyrës dhe për të mos lënë asnjë shkak, që në gjykatë, ndonjë nga palët “të shpëtojë” për shkak të hapësirave ligjore. 

Bëhet fjalë për nenin 32 të ligjit që ka të bëjë me “Mbrojtjen e Personalitetit” ku ministria përkatëse, i ka propozuar ligjvënësit ndryshimet që përcaktojnë mbrojtjen e punonjësve në orarin e punës, qoftë nga molestimi, qoftë nga ngacmimi edhe me fjalë, i drejtpërdrejtë seksual.

SI ËSHTË

Neni 32 – Mbrojta e personalitetit

1. Punëdhënësi respekton dhe mbron në raportet e punës personalitetin e punëmarrësit.

2. Ai duhet të parandalojë çdo qëndrim që cenon dinjitetin e punëmarrësit.

3. Punëdhënësi ndalohet të kryejë çdo veprim që përbën shqetësim seksual karshi punëmarrësit dhe nuk lejon kryerjen e veprimeve të tilla nga punëmarrësit e tjerë.

Me shqetësim seksual kuptohet çdo shqetësim që dëmton në mënyrë të dukshme gjendjen psikologjike të punëmarrësit për shkak të seksit.

SI BEHET

Neni 32- Mbrojtja e personalitetit

Në pikën 2, të nenit 32, shtohet fjalia me këtë përmbajtje:

“Punëdhënësi ndalohet të ngacmojë punëmarrësin me veprime të përsëritura, që kanë për qëllim ose sjellin si pasojë degradimin e kushteve të punës, në një shkallë të tillë që mund të çojë në cënimin e të drejtave dhe dinjitetit të personit, në prishjen e shëndetit të tij fizik ose mendor ose në dëmtimin e të ardhmes së tij profesionale.”

Fjalia e fundit e pikës 3, të nenit 32, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Shqetësim seksual është çdo formë e padëshiruar sjelljeje, e shprehur me fjalë ose veprime fizike e simbolike me natyrë seksuale, e cila ka për qëllim ose sjell si pasojë cënimin e dinjitetit personal, në mënyrë të veçantë kur krijon një mjedis kërcënues, armiqësor, poshtërues, përçmues apo fyes, që kryhet nga punëdhënësi kundrejt një punëmarrësi, një punëkërkuesi për punë ose midis punëmarrësve”. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068128108978271
array(1) { ["section"]=> string(96) "ngacmim-seksual-ne-pune-ndryshon-kodi-ja-si-do-mbrohemi-nga-shefi-apo-shefja-qe-na-ngacmon-24226" }