Ngatërresa, çmimin Nobel për pak ia dhanë një të panjohuri

Publikuar tek: kulture-art, më 13:22 06-10-2015 Ngatërresa, çmimin Nobel për pak ia dhanë një të panjohuri

Me dy persona me të njëjtin emër dhe një numër telefoni gabim, çmimi nobel mund të bjerë në duart e gabuara.

Kështu ka ndodhur kur çmimi Nobel në Fizikë për pak i shkoi një ekonomisti amerikan. Fizikanti Norman Ramsey kujton momentin kur akademia kishte kontaktuar gabimisht një tjetër person me emrin Norman Ramsey.

“Ndoshta hamendësuan se jetoja në Uashington. Ishte një Norman Ramsey që banonte aty. Dhe kryetari i komisionit e telefonoi atë”.

Rreth orës 06:00 djali Norman Ramsey- tjetër ngriti telefonin dhe po hezitonte të zgjonte nga gjumi të atin.

“Ata i thanë se babai i tij kishte fituar çmimin Nobel në Fizikë. Ndërsa djali u përgjigj: Kjo është shumë interesante pasi babai im është ekonomist.”

Fituesi i vërtetë i Nobelit, Norman Ramsey vdiq në moshën 96 vjeçare në 2011-ën, ndërsa çmimin e fitoi për zbulimet e tij në orën atomike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkreli ironizon Ditën Kombëtare të Trashëgimisë... me pllakën e Sulltan Sulejmanit
Sopranoja Ermonela Jaho në një rrëfim për veten dhe skenën: Doktorët më thanë në Shqipëri se s’mund të këndoja »
Article Logic
Execution time: 0.026355981826782
array(1) { ["section"]=> string(63) "ngaterresa-cmimin-nobel-per-pak-ia-dhane-nje-te-panjohuri-22474" }