Ngërçi Qeveri-Presidencë/ Eurokomisioneri Fleckenstein: Duhet Ministri me ministër të Brendshëm!

Publikuar tek: politike, më 10:43 09-11-2018 Ngërçi Qeveri-Presidencë/ Eurokomisioneri Fleckenstein: Duhet Ministri me ministër të Brendshëm!

Eurokomisioneri Knut Fleckenstein nuk është përfshirë në debatin mes Qeverisë dhe Presidencës për emërimin e Sandër Lleshit, por ka deklaruar qartë se Ministria e Brendshme duhet të jetë plotësisht funksionale.

 

Dhe për këtë, tha Fleckenstein, duhet të ketë ministër të Brendshëm.

“Nuk do të guxoja të merrja anë këtu. Duhet të kemi një Ministri të Brendshme funksionale, dhe që të jetë funksionale duhet të jetë dhe ministri i Brendshëm. Nuk e di se çfarë arsyesh ka Presidenti.

Unë i njoh të gjithë këta politikanë dhe e di që secili përpiqet të bëjë më të mirën në punën e vet”, tha eurokomisioneri Fleckenstein, i cili ndodhet për vizitë në Shqipëri.

Mesazhin për një Ministri të Brendshme funksionale e përcolli edhe ambasadori i BE-së pak ditë më parë.

I pyetur nga gazetarët nëse ka informacione për Sandër Lleshin, që mund të lidhen me arsyet e mosdekretimit nga Presidenti Ilir Meta, Fleckenstein dha këtë përgjigje: “Informacionet që kam unë për z.Lleshi janë të gjitha pozitive. Nuk jam unë personi që duhet ta kritikojë Presidentin se nuk i di arsyet që ka marrë këtë vendim. Nga organizatat ndërkombëtare di që z.Lleshi ka komente pozitive. Megjithatë kjo nuk e përjashton mundësinë që Presidenti ka informacione të tjera”.

/newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « RRËFIMI/ Si i shpëtoi Servet Pëllumbi kaçavidës: Dora ime, ndodhej në qafën e tij! Goditjen më të madhe e mori nga Fatos Nano
‘Kaçifas’/ Eurodeputeti Fleckenstein ZBULON çfarë bënë kolegët e tij grekë dhe qipriotë në PE »
Article Logic
Execution time: 0.0041689872741699
array(1) { ["section"]=> string(100) "ngerci-qeveri-presidence-eurokomisioneri-fleckenstein-duhet-ministri-me-minister-te-brendshem-140859" }