Nget makinën në gjendje të dehur, 65 mijë euro gjobë dhe 18 muaj heqje patente për futbollistin

Publikuar tek: sport, më 17:19 14-12-2016 Nget makinën në gjendje të dehur, 65 mijë euro gjobë dhe 18 muaj heqje patente për futbollistin

Mesfushori i Manchester City, Yaya Toure, është shpallur fajtor sepse e ka ngarë makinën në gjendje të dehur edhe pse tha se ai nuk ka konsumuar alkool me qëllim.

Futbollisti 33-vjeçar nga Bregu i Fildishtë i tha trupit gjykues se po pinte një “coca-cola” dietike gjatë një feste, por kishte ngatërruar kanoçe dhe vetëm pasi e kishte gëlltitur kishte dalluar se kanoçja tjetër përmbante alkool.

Yaya Toure nuk e kundërshtoi gjobën prej 54 mijë paundësh (65 mijë euro) dhe heqjen e patentës për 18 muaj, pasi limiti i alkool i gjetur në teste ishte kaluar ndjeshëm nga mesfushori.

Toure u ndalua nga policia në Dagenham, në lindje të Londrës. Testi i alkool e nxori Toure me 75 mikrogramë për 1000 milimetra nga fryma e tij, dy herë më shumë norma e lejuar në Angli.

 Toure pranoi dënimin dhe shpjegoi në një status në “Facebook”: “Drejtimi i makinës nën efektin e alkoolit është një krim serioz, edhe pse në rastin tim konsumimi i alkoolit nuk kishte ndodhur qëllimisht. Unë e pranoj dënimin dhe gjobën dhe dua të kërkojë ndjesë për situatën e kërkuar.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mavraj në mbështetje të viktimave në Aleppo: Dhe zoti yt nuk harron
Presidentët Takaj e Halili takim special para ndeshjes Skënderbeu-Tirana »
Article Logic
Execution time: 0.019308805465698
array(1) { ["section"]=> string(100) "nget-makinen-ne-gjendje-te-dehur-65-mije-euro-gjobe-dhe-18-muaj-heqje-patente-per-futbollistin-62652" }