Ngjarja e Kavajës, flet psikologu: Mediat dhe politika riabuzuan me 13-vjeçaren

Publikuar tek: aktualitet, më 18:49 11-02-2019 Ngjarja e Kavajës, flet psikologu: Mediat dhe politika riabuzuan me 13-vjeçaren

Gara e medias, vizive dhe online për të nxjerrë detaje të ngjarjes, si dhe publikimi i të dhënave të familjes së vajzës 13-vjeçare që u dhunua nga moshatarët e saj në Kavajë, për profesionistët që merren me mbrojtjen e fëmijëve është i paprecedent dhe në shkelje të ligjit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

I ftuar në studion e emisionit “KafeIn”, psikologu i Linjës kombëtare në ndihmë të fëmijëve në Shqipëri, “Alo 116”, Mirgit Vataj tha se me rastin u riabuzua.

“Eshtë shkelur interesi më i lartë i fëmijës. Ndryshe nga përvoja e huaj, ku në mediat ndërkombëtare merren më shumë me fenomenin sesa rastin konkret.

Pasojat e medias, sipas psikologut, do shihen pas shumë kohësh kur viktima të rritet dhe do shohë në google lajmet mbi të dhe historinë e saj.

Psikologu Vataj tha se në Shqipëri është ende problem denoncimi i dhunës seksuale,dhe me ekspozimin e të dhënave në media, kemi dëmtuar besimin e familjeve të viktimave për të raportuar rastet që mund të kenë ndodhur.

Ndiqni më poshtë intervistën e zgjeruar

LAJMI NË: http://www.intv.al/kafein-psikologu-vataj-mediat-dhe-politika-riabuzoi-2-here-me-ngjarjen-e-kavajes-vio-86691?fbclid=IwAR37ykNuHZEFJayaPtFBQT_Yqc-rv7mNBYeIlOpUHgCpXl-9QbyNDRaqydY

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021687984466553
array(1) { ["section"]=> string(84) "ngjarja-e-kavajes-flet-psikologu-mediat-dhe-politika-riabuzuan-me-13-vjecaren-152403" }