Ngjarja e rëndë në Australi, ISIS merr përsipër SULMIN

Publikuar tek: bota, më 15:03 09-11-2018 Ngjarja e rëndë në Australi, ISIS merr përsipër SULMIN

ISIS ka marrë përsipër sulmin me thikë që ndodhi paraditen e sotme në Melburn të Australisë ku humbi jetën një person dhe u plagosën dy të tjerë.

Agresori, sipas agjencisë, ishte një nga ‘luftëtarët’ e Shtetit Islamik. Një dëshmitar okular kishte treguar që përpara se të vritej nga policia burri kishte thirrur ‘Allah Akbar’.

Sipas mediave vendase, agresori i vuri flakën makinës së tij pranë një qendre tregtare dhe më pas qëlloi me thikë tre persona, duke lënë të vdekur njërin prej tyre.

Mësohet se më pas ai tentoi të godiste edhe një polic, ndërkohë që njëri prej tyre iu kundërpërgjigj me armë, duke e plagosur rëndë.

‘The Guardian’ raporton se zjarri në makinë u shkaktua nga një pajisje shpërthyese e hedhur nga personi i arrestuar.

Sipas Daily Mail ai ishte një terrorist somalez, i njohur nga agjencitë e anti-terrorizmit australian në nivel shtetëror dhe kombëtar dhe kishte lidhje me grupet ekstremiste afrikano-veriore.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Të shtëna me armë në një shkollë në SHBA
I mbijetoi masakrës në Las Vegas, vritet në sulmin e Los Angeles »
Article Logic
Execution time: 0.024980068206787
array(1) { ["section"]=> string(60) "ngjarja-e-rende-ne-australi-isis-merr-persiper-sulmin-140899" }