NGJARJA MAKABRE ME 8 TË VDEKUR/ Ja çfarë i kërkoi RIDVAN ZYKAJ Ramës pak minuta para se të arrestohej

Publikuar tek: aktualitet, më 07:13 11-08-2018 NGJARJA MAKABRE ME 8 TË VDEKUR/ Ja çfarë i kërkoi RIDVAN ZYKAJ Ramës pak minuta para se të arrestohej

Pak minuta më parë policia arrestoi Ridan Zykajn, 24 vjeçarin që kreu dje krimin makabër me 8 të vdekur në Selenicë.

Zykaj u arrestua sot në afërsi të banesës së tij. Ndërsa bashkë me të u gjet edhe arma e krimit. 24 vjeçari qëndroi gjatë gjithë natës në arrati, ndërsa forca të shumta policie ishin në kërkim të tij. Kapja e tij zgjati shumë, pasi sipas policisë autori e njihte mirë terrenin në fshat. Operacioni policor u drejtua nga Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu. Ndërsa mbrëmë në Selenicë ishte edhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Ndonëse ishte në arrati Zykaj nuk hezitoi të përdorte edhe rrjetet sociale. Vetëm pak minuta para se të binte në prangat e policisë ai ka bërë një koment për kryeministrin Rama.

“O Edi Rama a më gjen dot ku jam?”, ka shkruar ai me ironi në një koment.

24-vjeçari Ridvan Zykaj qëlloi për vdekje 8 të afërmit e tij, ndër ta dy fëmijë të mitur.

Ngjarja makabre ka tronditur opinion publik në mbarë vendin.

auto_fototottot1533942233.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01865291595459
array(1) { ["section"]=> string(107) "ngjarja-makabre-me-8-te-vdekur-ja-cfare-i-kerkoi-ridvan-zykaj-rames-pak-minuta-para-se-te-arrestohej-130763" }