NGJARJA MAKABRE ME 8 TË VDEKUR/ Kujë në banesat e viktimave, çfarë ka ngelur në shtëpinë e vrasësit 24 vjeçar

Publikuar tek: aktualitet, më 09:14 11-08-2018 NGJARJA MAKABRE ME 8 TË VDEKUR/ Kujë në banesat e viktimave, çfarë ka ngelur në shtëpinë e vrasësit 24 vjeçar Banesa e autorit

24 vjeçari Ridvan Zykaj u arrestua mëngjesin e sotëm pas orëve të tëra rezistencë ndaj forcave të policisë. Fshati Resulaj është zgjuar sot i tronditur nga ajo se ç’ndodhi mbrëmë rreth orës 18:00 në fisin Zykaj.

Banorët janë mbledhur në banesat e 8 viktimave për t’u bërë atyre nderimet e fundit. Shtëpia e autorit ndodhet përballë me shtëpinë e Demirit, që mbeti i vrarë bashkë me dy djemtë e tij, familjet e tyre përfshirë edhe dy fëmijë, Sarën e Ledion, 17 dhe 6 vjeç.

Sot banesa e autorit është e braktisur. Disa pula ndodhen në oborrin e banesës, e rrobat janë akoma të ndera, të lëna ashtu që pas momentit kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Mësohet se familjarët e Ridvanit janë strehuar tek të afërmit e tyre në një fshat tjetër pas dhënies së dëshmisë në polici.  

llll.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.004295825958252
array(1) { ["section"]=> string(114) "ngjarja-makabre-me-8-te-vdekur-kuje-ne-banesat-e-viktimave-cfare-ka-ngelur-ne-shtepine-e-vrasesit-24-vjecar-130775" }