Ngjarja në Bularat, reagon Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Dënojmë me forcë ekstremizmin dhe parrullat antishqiptare

Publikuar tek: aktualitet, më 20:39 08-11-2018 Ngjarja në Bularat, reagon Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Dënojmë me forcë ekstremizmin dhe parrullat antishqiptare

Ditën e sotme në fshatin Bularat është përcjellë për në banesën e fundit minoritari grek Kostandinos Kacifa, i cili u vra nga forcat RENEA rreth një javë më parë.

Mirëpo prania e personave që kishin ardhur nga Greqia për ceremoninë e varrimit në Bularat dhe që kënduan në kor thirrje antishqiptare ka irrutuar qytetarë të shumtë, të cilët kanë kërkuar reagim nga autoritetet shqiptare.

Nëpërmjet një njoftimi Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka dënuar sjelljen dhe gjuhën e urrejtjes të disa personave që sipas KShH kanë shfrytëzuar ceremoninë mortore Kacifas, duke e kthyer atë në një ngjarje të tensionuar.

DEKLARAT E PLOTË:

Tiranë, më 8 Nëntor 2018

NJOFTIM PËR SHTYP

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), misioni i të cilit ka qenë dhe mbetet respektimi i lirive dhe të drejtave të shtetasve, përfshirë këtu edhe ato të pakicave kombëtare, shpreh indinjatën e tij të thellë dhe dënon me forcë atë që ndodhi sot në Bularat.

Një grup personash të ardhur nga Greqia shfrytëzuan ceremoninë mortore të shtetasit Kostandin Kacifa, duke e kthyer atë në një ngjarje të tensionuar, ku u shpreh qartazi gjuha e urrejtjes ndaj popullit shqiptar nëpërmjet parullave nacionaliste, ksenofobisë dhe ekstremizmit që nxit dhunën dhe përçarjen, veprime këto të dënueshme edhe ligjërisht. Shfaqje të tilla që i përkasin të kaluarës së largët nuk kanë asgjë të përbashkët me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë midis popullit shqiptar dhe atij grek, si dhe me standardet europiane, për të jetuar në paqe, demokraci dhe stabilitet.

KShH i sugjeron Monitoruesit Grek të Helsinkit që të reagojë ndaj fenomeneve të tilla, edhe për faktin se ato kanë qenë të pranishme para disa ditëve në protestën e mbajtur në qendër të Athinës.

KShH do të vazhdojë edhe në të ardhmen të japë kontributin e tij modest për forcimin e marrëdhënies miqësore midis popullit tonë dhe atij grek kundër çdo forme të ksenofobisë dhe ekstremizmit, që synon të helmojë atmosferën e shëndoshë për integrimin e mëtejshëm drejt Bashkimit Europian.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqipëria drejt plakjes, nivel rekord i divorceve
Shoqata Çamëria reagon pas varrimit të Kacifës: Shqiptarët s’kanë dinjitet, burrëri, aftësi e atdhe »
Article Logic
Execution time: 0.09355616569519
array(1) { ["section"]=> string(120) "ngjarja-ne-bularat-reagon-komiteti-shqiptar-i-helsinkit-denojme-me-force-ekstremizmin-dhe-parrullat-antishqiptare-140799" }