Ngjarja në Divjakë, gazetari Dyrnjaja apel për prindërit: Rrjetet sociale, vend për manjakë. Ruani fëmijët

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:11 03-06-2015 Ngjarja në Divjakë, gazetari Dyrnjaja apel për prindërit: Rrjetet sociale, vend për manjakë. Ruani fëmijët

Spikeri i lajmeve në Top Channel Denis Dyrnjaja është indinjuar ashtu sikurse edhe shumë të tjerë, nga ngjajra e Divjakës, ku mësuesi përdhunoi nxënësen në klasë. Dyrnjaja ka publikuar foton e përdhunuesit dhe ka zgjedhur një specifike, që tregon mësuesin duke lundruar në rrjetin social facebook.

“Ky tipi është ai perversi që kishte përdhunuar një vajzë 12 vjeçare në Divjakë. Më tërhoqi vëmendjen fotoja e tij me Facebook hapur, që do të thotë se rrjetet sociale janë një vend i përshtatshëm për manjakë të këtij profili ndaj ruani fëmijët e njerëz mbajini larg rrjeteve sociale sepse rreziku është aty. Mendoni për çast që vajza ose djali juaj të jetë duke chatuar me një mostër si ky”, shkruan me të drejtë Dyrnjaja duke u bërë kështu apel prindërve për të treguar kujdes ndaj fëmijëve të tyre.

Mësuesi 62-vjeçar, Demir Hoxha përdhunoi nxënësen 12-vjeçare në klasën ku zhvillohej mësimi dhe aktin makabër e pranoi edhe para policisë.

Postimi i gazetarit

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.070904016494751
array(1) { ["section"]=> string(108) "ngjarja-ne-divjake-gazetari-dyrnjaja-apel-per-prinderit-rrjetet-sociale-vend-per-manjake-ruani-femijet-12611" }