Ngjarja në Laç/ PS përjashton Armando Prengën, Xhaçka: Pandëshkueshmëria që ngriti Berisha ka vdekur

Publikuar tek: politike, më 13:23 05-09-2015 Ngjarja në Laç/ PS përjashton Armando Prengën, Xhaçka: Pandëshkueshmëria që ngriti Berisha ka vdekur Deputetja e PS Olta Xhaçka

Pas ngjarjes në Laç ku mbetën të plagosur 7 persona, ngjarje për të cilën u arrestuar edhe deputeti Armando Prenga, vjen reagimi i PS. Deputetja socialiste, Olta Xhaçka ka dalë në një deklaratë për mediat për të komunikuar se moralisht deputeti i tyre Armando Prenda, nuk ka më të drejtë morale të jetë pjesë e PS. Sakaq, Xhaçka i është përgjigjur edhe kreut të PD Lulzim Basha i cili akuzoi disa minuta më parë kryeministrin Rama dhe ministrin Tahiri për fshehjen e ngjarjes për 10 orë.

“Me përgjegjësinë e plotë politike e publike PS e ka shpallur të mbyllur kapitullin e pandryshuemërisë. PS nuk është strehë ku mund të gjejë mbrojtje cilido që shkel ligjin. Kultura e pandëshkueshmërisë që ngriti Berisha ka vdekur bashkë me pushtetin e tij vrasëtar dhe të korruptuar

Armando Prenga si deputet ka humbur çdo të drejtë morale për të qenë pjesë e PS ndërsa si shkelës i ligjit po hetohet”, tha deputetja në deklaratë duke e cilësuar Bashën “Objekt kriminalizimi”.

Xhaçka i kujtoi Bashës, akuzat për 4 të vrarët e 21 janarit si dhe akuzat për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës.

“Kohët e bodigardit të çunit të kryeministrit që plagosnin më mes të lokalit, ka vdekur”, tha Xhaçka duke iu referuar kështu qeverisjes paraardhëse. 

Deputetja nuk harroi as të përgëzonte Policin e Shtetit për punën e bërë me këtë ngjarje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Rama-Tahiri fshehën ngjarjen për 10 orë, deputeti hapi zjarr në komisariat”, Basha për mediat
Topalli nuk çuditet nga ngjarja në Laç, thotë: Rama zgjodhi Prengën dhe 18 deputetë të tjerë në Parlament për këto cilësi »
Article Logic
Execution time: 0.041285037994385
array(1) { ["section"]=> string(103) "ngjarja-ne-lac-ps-perjashton-armando-prengen-xhacka-pandeshkueshmeria-qe-ngriti-berisha-ka-vdekur-20031" }