Ngjarje e rëndë/ Ish-mesfushori i Italisë hetohet për vrasjen e një 22-vjeçari

Publikuar tek: sport, më 12:13 25-04-2017 Ngjarje e rëndë/ Ish-mesfushori i Italisë hetohet për vrasjen e një 22-vjeçari

Stefano Fiore është në hetim për një aksident me pasojë vdekjen e një 22-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e datës 17 prill në Romë.  Ish-futbollisti i Lacios dhe Kombëtares së Italisë ishte duke udhëtuar me familjen e tij (bashkëshorten dhe dy vajzat), ndërsa automjeti me të cilin udhëtonte ka frenuar papritur, çka solli përplasje zinxhir mes automjeteve të tjera.

Nga ky aksident u plagosën 12 persona, mes tyre edhe 22-vjeçari i cili ndërroi jetë 24 orë pas shtrimit në spital.

Autoritetet italiane kanë zbardhur intensitetin e aksidentit, i cili mund të jetë shkaktuar si pasojë e shpejtësisë së lartë, që detyroi më pas ish-futbollistin e Lacios, Stefano Fiore të ndalonte në mënyrë të papritur.

42-vjeçari tashmë është në hetim për vrasje. Lajmin e ka raportuar “Corriere della Sera” duke shkuar edhe më tej kur shkruan se Fiore ka qenë në gjendje të dehur në moentin e aksidentit.

Stefano Fiore, përveçse me Lacion ka luajtur edhe me skuadra të tjera të Serisë A si, Parma, Fiorentina dhe Udinese. Gjithashtu ai është aktivizuar edhe me Valencian në La Liga, ndërsa me kombëtaren e Italisë ka luajtur 38 ndeshje.

is1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fitoi kundër Realit, "dhuratë" speciale nga tifozja sexy e Barcelonës (FOTOT PROVOKUESE)
Kombëtarja e femrave njihet me kundërshtaret e grupit eliminator të Botërorit 2019 »
Article Logic
Execution time: 0.018542051315308
array(1) { ["section"]=> string(83) "ngjarje-e-rende-ish-mesfushori-i-italise-hetohet-per-vrasjen-e-nje-22-vjecari-76380" }