Ngjarje e RËNDË në Tiranë, gardisti vret me armën e shërbimit gruan (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 07:44 12-02-2019 Ngjarje e RËNDË në Tiranë, gardisti vret me armën e shërbimit gruan (EMRI)

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në kryeqytet.

Një gardist i identifikuar si Alket Arapi, 44 vjeç, ka vrarë me armën e shërbimit në banesë gruan e tij, 36-vjeçare.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 06:00, ndërsa është vënë në pranga, autori, punonjës i Gardës së Republikës.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5, në bashkëpunim me SHÇBA arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 44 vjeç (punonjës në Gardën e Republikës).

Rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Allias, ai dyshohet se ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten, 36 vjeçe.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019458055496216
array(1) { ["section"]=> string(78) "ngjarje-e-rende-ne-tirane-gardisti-vret-me-armen-e-sherbimit-gruan-emri-152452" }