NGJARJE JASHTË TË ZAKONSHMES: Banorët shpëtojnë jetën e 3 elektriçistëve në Kukës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:14 08-01-2017 NGJARJE JASHTË TË ZAKONSHMES: Banorët shpëtojnë jetën e 3 elektriçistëve në Kukës

Një ngjarje jashtë të zakonshmes ka ndodhur në një fshat të Kukësit ku banorët kanë arritur t’u shpëtojnë jetën 3 elektriçistëve.

Raportohet se elektriçistët ishin nisur në fshatin Borje, 37 km larg Kukësit për t’u ardhur në ndihmë banorëve lidhur me furnizimin me energji elektrike por kanë qenë banorët ata që në fund u kanë ardhur në ndihmë elektriçistëve.

Pas 1 ore e 30 minuta punë ata mbetën të bllokuar. Pasi kanë ecur për orë të tëra, nën trashinë e borës prej 1 metër e gjysmë, elektriçistët janë bllokuar nga i ftohti, duke mos mundur të lëviznin nga vendi. 

Pas ndërhyrjes nga shtabi i emergjencave dhe banorëve të fshatit Borje, u bë mundur nxjerrja e tyre nga dëbora. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029118061065674
array(1) { ["section"]=> string(86) "ngjarje-jashte-te-zakonshmes-banoret-shpetojne-jeten-e-3-elektricisteve-ne-kukes-64900" }