Ngjarjet në Bularat, Shehu ‘sulmon’ Ramën: Deklarata të papërshtatshme, veshi petkun e ‘kapitulluesit’

Publikuar tek: aktualitet, më 13:21 09-11-2018 Ngjarjet në Bularat, Shehu ‘sulmon’ Ramën: Deklarata të papërshtatshme, veshi petkun e ‘kapitulluesit’

Deputeti i PD, Tritan Shehu ka komentuar reagimin e kryeministrit Edi Rama për ngjarjet në Bularat.

Shehu i konsideron si të papërshtatshme dhe jo etike deklaratat e Ramës, pasi sipas tij tentoi të marrë rolin e të “fortit”, ndërsa mbas 48 orësh u detyrua të veshi petkun e “kapitulluesit”.

“Kryeministri e shoqëroi me disa deklarata aspak të përshtateshme dhe jo etike, qoftë si reagim të tij edhe ndaj atyre prononcimeve të matura e vizionare, që në ate mori ekstremizmash kërkuan të vendosnin arsyen. Ai vërtet ato ditë tentoi të marrë rolin e të “fortit”, por përsëri jo më shumë se mbas 48 oresh u detyrua të veshë petkun e “kapitulluesit”, shkruan Shehu.

Statusi i plotë:

Ankohet Kryeministri se po sulmohet nga Shqiperia e nga Greqia…!! Ne fakt keshtu mund te jete, por jo pa arsye. Arsyeja qendron jo vetem tek ngjarjet e Bularatit, por ne nje vazhde 6 vjecare te tij e te Qeverise se tij ne maredheniet shqiptaro-greke. Ndodh keshtu kur artificialisht, mbasi ke trumbetuar per “zero probleme me fqinjet”, i shkatërron qellimshem e ne menyre aventureske ato maredhenie e me tej kur je i detyruar te “miqesohesh” shkon ( apo te cojne) ne tryeze i “kapitulluar”. E njejta skeme edhe per ate ngjarje, qe kishte ne zanafille indokrinimin ekstremist te te ndjerit, por qe Kryeministri e shoqeroi me disa deklarata aspak te pershtateshme dhe jo etike, qofte si reagim te tij edhe ndaj atyre prononcimeve te matura e vizionare, qe ne ate mori ekstremizmash kerkuan te vendosnin aresyen. Ai vertet ato dite tentoi te marre rolin e te “fortit”, por perseri jo me shume se mbas 48 oresh u detyrua te veshi petkun e “kapitulluesit”!! Pra fajin Kryeministri duhet ta kerkoje ne radhe te pare te vetja e politikat e tij, e jo tek “qiriet Kadrinj”….

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Ministri i Brendshëm’, Fleckenstein i shkon Metës në zyrë
Basha te Unaza e Re, krah protestuesit 12-vjeçar, Klevisi: Jam i tromaksur, s’më zë gjumi »
Article Logic
Execution time: 0.013716220855713
array(1) { ["section"]=> string(102) "ngjarjet-ne-bularat-shehu-sulmon-ramen-deklarata-te-papershtatshme-veshi-petkun-e-kapitulluesit-140889" }