Ngjarjet në Koln, policia identifikon 20 të dyshuar dhe arreston një 19 vjeçar

Publikuar tek: bota, më 20:15 11-01-2016 Ngjarjet në Koln, policia identifikon 20 të dyshuar dhe arreston një 19 vjeçar

Policia gjermane ka mundur të identifikojë 20 persona të dyshuar për sulmet fizike, grabitjet dhe ngacmimet seksuale gjatë natës së Vitit të Ri në Koln të Gjermanisë.

Zyra e shtypit të policisë gjermane njoftoi se ka arrestuar edhe një 19 vjeçar që dyshohet se ka qenë pjesë e grupit të vandalëve që terrorizuan qytetin gjerman.

Për atë çka ndodhi natën e Vitit të Ri në Koln vazhdojnë ende hetimet, pas regjistrimit të më shumë se 500 denoncimeve për ngacmime seksuale, përdhunim, vjedhje dhe grabitje që dyshohet se janë planifikuar dhe organizuar të praramenduara nga grupet e refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022881031036377
array(1) { ["section"]=> string(83) "ngjarjet-ne-koln-policia-identifikon-20-te-dyshuar-dhe-arreston-nje-19-vjecar-29721" }