Ngjarjet në Kuvend, Ruçi letër Metës: Përjashto ata që qëlluan Ramën me vezë

Publikuar tek: politike, më 20:04 25-02-2016 Ngjarjet në Kuvend, Ruçi letër Metës: Përjashto ata që qëlluan Ramën me vezë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, nëpërmjet një letre drejtuar kreut të Kuvendit, Ilir Meta, kërkon përjashtimin e deputetëve të opozitës që qëlluan me vezë dhe letra, kryeministrin Edi Rama, gjatë seancës së sotme plenare.

Ndërt të tjera Ruçi kërkon që të mblidhet me urgjencë Byroja e Kuvendit, për të përjashtuar me 10 ditë nga Parlamenti deputetët Gent Strazimiri, Albina Dede dhe Bedri Hoxha. Ruçi kërkon që këta deputetë të përjashtohen edhe nga komisionet parlamentare për shkak të sjelljes së tyre duke shkaktuar kaos dhe rrëmujë në Parlament.

LETRA E PLOTË:

Të nderuar kolegë,

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ndjehet i keqardhur për ngjarjet e shëmtuara të ndodhura sot në sallën e seancave plenare nga deputetët e Partisë Demokratike. Të gjithë shqiptarët e panë se si fajtorët për keqqeverisjen 8-vjeçare të Shqipërisë dhe shqiptarëve bllokuan punimet normale të Parlamentit me të gjitha mjetet jo ligjore dhe aspak parlamentare madje duke përdorur hedhje te sendeve apo vezëve ne drejtim të Kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit qeveritar.

Prandaj, bazuar në nenin 65 të Rregullores së Kuvendit, Grupi Parlamentar i PS i ka kërkuar Kryetarit të Kuvendit të mbledhë urgjentisht Byronë e Kuvendit, për të shqyrtuar kërkesën për përjashtim nga punimet e Kuvendit në seancë plenare dhe në komisione deri në 10 ditë për deputetët e grupit Parlamentar të Partisë Demokratike:

Genti Strazimiri

Albina Dede

Bedri Hoxha

Këta deputetë, në mënyrë të paprecedentë kanë qëlluar me vezë Kryeministrin dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave si dhe kanë përdorur fjalë fyese, jo etike, shumë të rënda dhe aspak të denja për fjalorin parlamentar ndaj tyre. Kjo sjellje e padenjë e tyre, shoqëruar edhe nga anëtarë të tjerë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ka shkaktuar rrëmujë dhe kaos në mjediset e sallës plenare duke penguar zhvillimin e rregullt të seancës plenare.

GRPS kërkon që ndaj këtyre deputetëve të zbatohet masa disiplinore e parashikuar në nenin 63, shkronja „ç” të Rregullores së Kuvendit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Prenga i përgjigjet Blushit: Ke ndarë bukën me mua, mu lute të sulmoja Ramën
Rama në “kuzhinën” e emisionit, gati për të "thyer vezët" (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.013028144836426
array(1) { ["section"]=> string(80) "ngjarjet-ne-kuvend-ruci-leter-metes-perjashto-ata-qe-qelluan-ramen-me-veze-33543" }