Ngjarjet në Kuvendin e Kosovës, reagon ashpër Topalli: E papranueshme!

Publikuar tek: politike, më 13:36 19-02-2016 Ngjarjet në Kuvendin e Kosovës, reagon ashpër Topalli: E papranueshme!

Pas zhvillimeve në Kuvendin e Kosovës, deputetja e PD-së, Jozefina Çoba Topalli, ka reaguar ashpër duke thënë se çfarë na ndodhur sot gjatë seancës parlamentare është “e papranueshme”.

Deputetja e PD-së ka thënë se “pamjet që vijnë nga Kuvendi i Kosoves nuk i bëjnë nder asnjë shqiptari. Nuk kam parë askund, në asnjë parlament të botes që të hidhet gaz lotsjellës në seancë. Kjo është e papranueshme. Ka mënyra të tjera me u perball me sfidat dhe me zgjidh problemet. Kushedi sa kënaqen armiqtë e popullit tonë duke parë këto skena nga Parlamenti i Kosovës. Sa keq...

Edhe në Kuvendin e Shqipërise ka patur një kohë kur i binin bilbilave e sazëve në seancë dhe ishte e papranueshme dhe e dëmshme për vendin. E kam thënë atëhere për Shqipërine dhe e them edhe sot për Kosovën: Keshtu jo! Jo!”. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndryshon masa e sigurisë për Armando Prengën, mund t'i rikthehet jetës parlamentare
“1 udhëtim 40 mijë euro”, PD publikon listën e plotë të ministrit me Charter »
Article Logic
Execution time: 0.10483694076538
array(1) { ["section"]=> string(73) "ngjarjet-ne-kuvendin-e-kosoves-reagon-ashper-topalli-e-papranueshme-32999" }