Ngjela - Berishës: Burgu për burra është

Publikuar tek: politike, më 08:11 27-04-2016 Ngjela - Berishës: Burgu për burra është

Avokat Spartak Ngjela është i mendimit se ish-kryeministri Sali Berisha nuk po i qëndron kërcënimit që bëri në Parlament kur bëri thirrje për armatosjen e popullsisë civile dhe duke iu drejtuar opozitës tha “"nuk do gjeni vrimë ku të futi".

Ngjela i thotë Berishës t’i qëndrojë asaj që tha sepse “se burgu për burra është; pa lere ligjin amerikan, se është avokati”.

Statusi i plotë i Spartak Ngjelës në Facebook:

Pse është trembur Saliu?

Pse u trembe Sali për armet: ti the "nuk do gjeni vrimë ku të futi"? Madje na e the kërcënimin dhe me nëndialekt "ftuti" dhe jo "futeni".

Pse, kaq shpejt tremben "tribunët e popullit"?

U kap tani; prandaj eshte trembur Saliu. Është në hallin e falimentit vetiak.

Qendroi Sali asaj që the; se burgu për burra është; pa lere ligjin amerikan, se është avokati. Fakti që trembesh, ke shumë mëkate...prandaj kërkove edhe armët.

Po Bashë ziu, ku ndodhet me anijen e tij të shkapërderdhur PD?

Bashë ziut, që i duket vetja Pashe, i kanë kërkuar distancimin nga Saliu. Dhe ka filluar të disrancohet.

Po Rama?

Rama i mërzitur deshi të gjente nen zbutes me fjalen "qesharak", per një bandit. Njëlloj si në kohen e Gërdecit. Infantilitet politik sërish.

Por ky duhet të fusë ligjin e Reformës në Drejtësi në Parlament urgjentisht, se nuk ka as aftësi dhe as mundësi që të gënjejë amerikanët.

Po Meta? Meta është në hallet e tij për Kodrën e Diellit; për 100 ha në Borsh; për Kampin e Punëtorëve në Sarandë dhe për sa e sa të tjera që janë e që do të të merren. Meta... duhet ta dorëzosh të gjithë gjënë e vjedhur!

Kot e ke Meta, je kusht per futjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Nuk e ka Rama në dorë, se qeveria e tij është në Embargo perëndimore për kushtin Berish-Meta, dhe nuk ka para, po vdes se nuk po realizon dot kushtin. Nuk do të kete as rroga për të paguar. Nuk shkon do te Berisha ti Meta, se jeni Kusht te dy, nuk e tremb dot më Ramën me këtë loje. Je në rrugën drejt kryqezimit, me gjithe "tribunin e popullit, Sali, që ka vjedhë popullin.

Kjo është gjendja mizerabël e politikës shqiptare, dëmet e së cilës po i paguajnë si gjithmonë shqiptarët, të kapur si robër nga bandat e më sipërme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edi Rama nuk duron më: Ofendon me epitete kundërshtuesit e Stadiumit Kombëtar
Kjo është pasuria e ministrit të Energjisë Damian Gjiknuri dhe bashkëshortes së tij »
Article Logic
Execution time: 0.014463901519775
array(1) { ["section"]=> string(43) "ngjela-berishes-burgu-per-burra-eshte-38803" }