Ngjela: Dekriminalizimi, karrem për të kthyer Saliun në Kuvend

Publikuar tek: politike, më 10:00 23-01-2015 Ngjela: Dekriminalizimi, karrem për të kthyer Saliun në Kuvend Spartak Ngjela

Spartak Ngjela thotë se Partia Demokratike dhe Sali Berisha po përdorin çështjen e dekriminalizimit të Kuvendit si karrem për t’u kthyer në Parlament.

Sipas tij, projektligji për dekriminalizmin ka për të dështuar pikërisht për shkak të Berishës. “Sa i përket inkriminimit, ju do të shikoni se do të dështojë Berisha. E di pse? Sille ligjin thuaj, unë e njoh mirë teknikën legjislative, nuk bëhet dot ai ligj. Ai e hodhi si shashkë, perëndimorët e kanë kuptuar, silleni ku e keni? Pse janë shmangur? Cili ligj, çfarë ligji, do bëjë kod të ri penal? Nuk bëhet ai ligj, sepse është abstrakt.Ligji bëhet me terma konkrete. Ajo flluskë sapuni ishte karremi që futën Saliun në Parlament. Saliu e vuri si kusht që të mos hynte kurrë në parlament, ata i thanë po do bëjmë ligjin për inkriminim dhe i thonë sille tani. Janë lojëra të një niveli të marrë. Unë them që kurrë nuk do bëhet një ligj i tillë, mund të bësh dot një ligj për inkriminimin e shoqërisë, çdo të thotë”, tha Spartak Ngjela në emisionin “Të paekspozuarit” në ‘’Ora News’’.

Kurse politologu Afrim Krasniqi problemin e kriminalizimit të Kuvendit e lidhi me mungesën e standardeve zgjedhore. "Nëse shohim vendet e Europës Lindore ka ndodhur dhe në Bullgari dhe Rumani.Por ato gjetën forcën për të vendosur standardet e zgjedhjeve që nuk po ndodh në Shqipëri. Ndërkombëtarët ishin shumë të shqetësuar për cilësinë e disa deputetëve në zona të njohura bastione të cilët caktoheshin me të vetmen detyrë: Do shkosh atje dhe do marrësh mandatin, nuk ka rëndësi me çfarë çmimi. Dhe këtë e kanë bërë kryetarët e partive në Tiranë, jo ata atje. Me këtë logjikë ne kemi arritur deri në këtë pikë”, u shpreh Krasniqi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama takohet me ambasadorin Lu, diskutime për ISIS dhe harmoninë fetare
Haxhinasto: Test psiko-fizik kandidatëve për patenta »
Article Logic
Execution time: 0.024813890457153
array(1) { ["section"]=> string(65) "ngjela-dekriminalizimi-karrem-per-te-kthyer-saliun-ne-kuvend-1262" }