Ngjela dhe Basha bëjnë “paqe”, kreu i PD-së jo një problem për avokatin

Publikuar tek: politike, më 22:25 27-02-2016 Ngjela dhe Basha bëjnë “paqe”, kreu i PD-së jo një problem për avokatin

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe politikani Spartak Ngjela kanë shtrënguar duart dhe i kanë buzëqeshur njëri-tjetrit në forumin e zhvilluar sot në Tiranë nga Fondacioni për Liri Ekonomike.

Ngjela ka qenë mjaft i ashpër me opozitën dhe qëndrimet e PD-së në shumë çështje, por mesa duket Lulzim Basha nuk është problemi kryesor i Shqipërisë sipas pikëpamjeve të avokatit. Në fakt, edhe në reagimet e shpeshta që Ngjela bën në “Facebook”, kritikat më të mëdha drejtohen mbi ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e Kuvendit, Ilir Metën.

Duket se Ngjela ka simpati për liderin e ri të demokratëve dhe nuk është çudi që në të ardhmen ta shohim të rreshtuar në krah të tij politikisht, në një kohë kur edhe kryeministri Edi Rama nuk është se po i kushton shumë rëndësi atyre çka ai thotë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Video, si u manipulua votimi për delegatët e PS. Reagimi: Njerëzit po orientoheshin prej fluksit
AK një “gjysmë urimi për gjysmë Presidentin e gjysmë shtetin shqiptar” »
Article Logic
Execution time: 0.019511938095093
array(1) { ["section"]=> string(74) "ngjela-dhe-basha-bejne-paqe-kreu-i-pd-se-jo-nje-problem-per-avokatin-33701" }