Ngjela e sheh ambasadorin Lu si ‘’Shpëtimtar’’ dhe ja çfarë thotë që të mbrojë tezën e tij

Publikuar tek: politike, më 18:11 26-12-2015 Ngjela e sheh ambasadorin Lu si ‘’Shpëtimtar’’ dhe ja çfarë thotë që të mbrojë tezën e tij Donald Lu dhe Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela bën një koment të gjatë për ambasadorin amerikan Donald Lu dhe rolin e tij në Shqipëri dhe padyshim për të, Lu është ‘’shpëtimtari’’, duke bërë një akt të madh heroic për pastrimin e krimit shqiptar.

“Edhe një tjetër amerikan po spikat si shpëtimtar i shqiptarëve

Dy kanë qenë amerikanët e mëdhenj që iu kanë dhënë shqiptarëve mundësinë e mbijetesës së tyre historike: dy presidentë të mëdhenj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës: Ëoodroë Ëilson, dhe Bill Clinton. Por që ne ende nuk iu kemi dhënë vendin e nderit në vlerësimin tonë. Njëri, Uillsoni, na ka shpëtuar më 1919 - 1920 nga coptimi territorial i sigurt te fqinjët; dhe Klintoni, zgjidhi përfundimisht nyjen e fatkeqësisë sonë kombëtare njëshekullore: çeshtjen e Kosovës; por edhe shpëtoi shqiptarët nga tirania Berisha që po instalohej pas zgjedhjeve të vitit 1996.

Tani po spikat të dalë në skenë një tjetër amerikan shpëtimtar: ambasadori amerikan aktual në Shqipëri: Donald Lu. Kjo dalje e tij e përsëritur që ka marrë në dorë çeshjten e pastrimit të krimit shqiptar nga uzurpimi që i ka bërë shoqërisë shqiptare, është një akt i madh historik për zhvillimin e Shqipërisë, dhe për prosperitetin e shoqërisë shqiptare.

Një bandë hajdutësh dhe abusuesish me pushtetin kanë 25 vjet që tallen dhe grabisin shqiptarët, me frenimin e zhvillimit shoqëror, dhe me gënjeshtrën e madhe se ”paskan rrëzuar komunizmin në Shqipëri”. Një krim i gjatë ky. Të cilit duket se po i vjen fundi.

Jemi 25 vjetë mbrapa nga aty ku duhej të kishim qenë, sepse abuzues të mëdhenj, dhe gjënjeshtarë të mëdhenj, i kanë imponuar drejtimit shqiptar injorancën. Kjo prapambetje mesjetare e mentalitetit të tyre grabitës, totalitar dhe patriarkal, nuk ka lënë asnjë shpresë për zhvillim shqiptar. Gjithçka që është arritur deri tani, ka qenë dhe mbetet të jetë aftësia e madhe që këmi pasur ne shqiptarët në shekuj për të mbijetuar kundrejt shkatërrimit tonë historik. Kjo është gjendje edhe sot: nëse nuk do ta pastrojmë abuzimin dhe krimin nga drejtimi i shtetit shqiptar, do të shkatërrohemi. Dhe nuk duhet harruar se shkatërrimi në kohë moderne është shumë i lehtë: sepse shqiptarët po duan të ikin nga vendi i tyre, të terrorizuar nga humbja e shpresës. Shqiptarët sot e dinë se janë grabitur dhe poshtëruar, por nuk po shohin atë për të cilën votuan masivisht më 2013: ndëshkimin e korrupsionit dhe krimit të lartë shtetëror. Kjo është pika e kthesës për optimizmin shqiptar, që të jetojnë si njerëz të lirë dhe me mirëqenie ne vendin e tyre që quhet Shqipëri.

Por ja që erdhi shpresa: Ambasadori amerikan, Donald Lu, po hyn në rradhën e shpëtimtarëve të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, afër njëzet vjetë pas presidentit Bill Klinton; dhe afër një shekull pas presidentit Uillson…

Gjithçka është në rrugë të mbarë. Kush do ta ndalojë avancimin kundër krimit në Shqipëri: Llalla, apo dyqind të tjerë pa emër? Të gjithë anonimë, që nuk janë as juristë as prokurorë e as gjyqtarë, por segmnte kriminalë që kanë bashkëpunuar me abuzimin shtetëror në Shqipëri, në 25 vjetë gënjeshtrash.

Zoti Ambasador! Shqiptarët do të të nderojnë historikisht për ndihmën e madhe që po ju jep, për të arritur çlirimin e tyre. Nuk ka gjë më të rëndë për një popull që ka fituar votën e lirë dhe nuk voton dot; që është afër me Perëndimin dhe nuk hyn dot në strukturat e tij, se nuk e lënë bandat që e qeverisin; që ka potencë të madhe intelektive për shkencë dhe dijë, por që nuk e merr dot; që e do lirinë në sensin modern të saj, por nuk e arrin dot vetë. Gjithsesi; kemi mbetur të tillë sepse grabitësit e mëdhenj të tërritoreve tona shqiptare, kanë paguar regullisht mbeturinat e popullit shqiptar, të gjithë ata që i kanë qeverisur deri më sot, që nga viti 1924, të gjithë pa përjashtim.

Ju përshëndes, zoti Ambasador! ashtu siç të përshëndësin të gjithë shqiptarët e thjeshtë, shumica e këtij vendi, që e duan atdheun e tyre, por që abuzuesit iu kanë dhunuar shpresën.", komenton Ngjela.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama dhe Meta u përgjigjen njëherësh gazetarëve: Shumë i kënaqur që trenit të reformës në drejtësi i hipi edhe PD, Meta: Në pranverë, e realizueshme
Nishani shtron darkën për Krishtlindjen »
Article Logic
Execution time: 0.016069889068604
array(1) { ["section"]=> string(92) "ngjela-e-sheh-ambasadorin-lu-si-shpetimtar-dhe-ja-cfare-thote-qe-te-mbroje-tezen-e-tij-28616" }