Ngjela kërkesë Veliajt: Otomanët e “futën në pyll” monumentin e Skënderbeut

Publikuar tek: politike, më 20:49 17-01-2016 Ngjela kërkesë Veliajt: Otomanët e “futën në pyll” monumentin e Skënderbeut

Avokat Spartak Ngjela ka një kërkesë për kryetarin e Bashkisë Tranë, Erion Veliaj sot në 548 vjetorin e ndarjes nga jeta të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti.

Ngjela i kërkon Veliajt të shkulë pemët që rrethojnë monumentin e Skënderbeut në sheshin po me të njëjtin emër, pasi sipas tij, është futur në pyll nga “otomanët që lanë Bashkinë e Tiranës”.

“Zoti Erjon Veliaj...Si sot, 548 vjet më parë, u nda nga jeta Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu...dhe filloi rrenimi historik i shoqërisë shqiptare. Të kujtoj se Monumentin e Heroit, ne Sheshin e Tij ne Tirane, otomanët që lanë Bashkinë e Tiranës, e kanë "futur në pyll" që të mos duket. Shkuli me ceremonial ato pemë, z. Kryetar!... se janë një turp historik...Dhe jepu mundësinë shqiptarëve të shohin Heroin e tyre që e kanë simbolin parësor të ekzistencës së Shtetit të vet”, shkruan Spartak Ngjela.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkrimi i “The Economist”, PD: Rama shpenzoi qindra milionë lekë të shqiptarëve për 8 faqe reklamë
Kjo është “Reja”, instalacioni i veçantë më i ri në Tiranë (Foto-Galeri) »
Article Logic
Execution time: 0.050854921340942
array(1) { ["section"]=> string(78) "ngjela-kerkese-veliajt-otomanet-e-futen-ne-pyll-monumentin-e-skenderbeut-30248" }