Ngjela: Nga çfarë përfitoi Rama këto ditë në Washington

Publikuar tek: politike, më 13:27 16-04-2016 Ngjela: Nga çfarë përfitoi Rama këto ditë në Washington

Avokati Spartak Ngjela komenton vizitën e shefit të kabinetit qeveritar Edi Rama në Washington. Ngjela ngre disa pyetje ndërsa thotë se Berisha konsiderohet sot ende si pengesë në progresin perëndimor të Ballkanit, dhe, këtë fakt, sipas tij e përfitoi Rama keto dite në Uashington.

“Vizita e Kryeministrit shqiptar në Uashington:
Ishte një meritë e tij si figurë politike?
Ishte shenjë për rëndësinë e Shqipërisë në politikën botërore?
Apo - mos ishte dhe diçka tjetër?
Sigurisht që Shqipëria sot eshte pikë qendrore në politikën amerikane dhe gjermane në Ballkan. Por, edhe e penguar nga politika zyrtare shqiptare, kundër interesit shqiptar.
Kjo eshte arsyeja e gjërave - pengesa e kësaj politike në Tirane. Dhe këtë, sigurisht që e përfitoi Rama.
E thënë shkurt: neverine që ka politika amerikane për Berishën, e përfitoi Rama si protokoll, nderime dhe si pritje e politikës së lartë amerikane.
Por, vetëm të djathtët nuk duan ta kuptojnë këtë në Shqiperi, dhe mbeten peng i gravitacionit oriental Berisha.
Nuk e kuptojnë, se nuk e duan progresin perëndimor, edhe një grup otomanësh që e shohin Saliun si shpresë osmane në Shqipëri.
Gjithsesi, ky eshte realiteti. Berisha konsiderohet sot ende si pengesë në progresin perëndimor të Ballkanit, dhe, këtë fakt, e përfitoi Rama keto dite në Uashington.
Por, a do ta heqë këtë pengese antiprogres Rama? Sigurisht, kjo mbetet për t'u parë. Por politika amerikane e përkrahu pikërisht për këtë. Këtu do jemi... politika vazhdon”, përmbyll avokati.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha: Përmbyllet një javë raportesh. Shqipëria në gjendje dramatike
Berisha: Koni dhe Kule u kërcënuan nga Emiljano Shullazi. Profesori: Vazhdoj të jem në garë »
Article Logic
Execution time: 0.015079021453857
array(1) { ["section"]=> string(60) "ngjela-nga-cfare-perfitoi-rama-keto-dite-ne-washington-37847" }