Ngjela përgëzon Veliajn për atmosferën në Tiranë, e konsideron sukses kundër otomanizmit

Publikuar tek: politike, më 19:42 13-12-2015 Ngjela përgëzon Veliajn për atmosferën në Tiranë, e konsideron sukses kundër otomanizmit

Një sukses kundër otomanizmit e ka konsideruar Spartak Ngjela dekorimin e Tiranës me rastin e festave të fundvitit.

Politikani ka përgëzuar kryebashkiakun Erion Veliaj për këtë nismë, që sipas tij ka ‘flakur’ nga Tirana karakterin arab të ndriçimit që ishte deri vjet.

“E pashë me interes dhe kënaqësi ndriçimin festiv të Tiranës sonte...Ishe i bukur... Por më impresionues ishte fakti që kryetari Veliaj e kishte "flakur" krejt nga mjedisi karakterin arab të ndriçimit festiv që ishte deri vjet. Sukses kundër otomanizmit, është kjo arritje”, shkruan ai.

Ngjela ka shkuar edhe më tej kur ka kërkuar shrrënjosjen  të asaj që ai e quan karakter oriental të Tiranës. “Kryetari i ri duhet ta kthejë në sistem shrrënjosjen e karakterit oriental të Tiranës. A do ta bëjë dot?”, pyet në fund Ngjela.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama dhe Meta, "bashkë" për Gjermaninë...
Akuzohet për vjedhjen e 2.2 mln eurove, por ministri Cani i dërgon letër mirënjohjeje »
Article Logic
Execution time: 0.021161079406738
array(1) { ["section"]=> string(93) "ngjela-pergezon-veliajn-per-atmosferen-ne-tirane-e-konsideron-sukses-kunder-otomanizmit-27691" }