Ngjela sulmon Bashën:Një kryetar që as di të thotë gjë dhe as di të bëjë gjë, bën fushatë skifo shurdhuese

Publikuar tek: politike, më 12:11 02-06-2015 Ngjela sulmon Bashën:Një kryetar që as di të thotë gjë dhe as di të bëjë gjë, bën fushatë skifo shurdhuese

Spartak Ngjela, kryetari i partisë “Ligj dhe drejtësi”  duket skeptik për procesin zgjedhor në Shqipëri.Sipas tij kjo fushatë nuk do të arrijë të mbahet mend për asgjë, veçse për premtimet e pabaza të kryetarit të PD-së. Ngjela ka sulmuar Bashën duke thënë se ai “është një kryetar që as di të thotë gjë dhe as di të bëjë gjë”.

“ Zgjedhjet e këtij viti do të mbahen mend për dy gjera: lodhjen e shqiptarëve të rënduar nga kriza dhe një pinjoll i adoptuar i familjes Berisha që po ngarend nëpër Shqipëri duke folur për taksat në një shoqëri që është e papunë. Një skifo shurdhuese dhe asgje më. Por...Çdo të bëjë Saliu pas humbjes?Do të flasë për reformën territoriale që ishte e ndërtuar kundër tij.. do heshtë nja dy muaj...por për asnjë çast nuk do ta pranojë që dështimi ka qenë i tij, sepse ai i imponoi Partisë Demokratike një kryetar që as di të thotë gjë dhe as di të bëjë gjë. Po politikanët e PD -së kështu do ecin, me metodën e Saliut që shqiptarët do të lodhen me PS-në dhe do t'ia japin Bashës edhe pse nuk e përfillin tani në mospranim? Por, kur do të lodhen shqiptarët për t'u çlodhur më Saliun?”, pyet Ngjela në statusin e tij në facebook.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dashamir Shehi: Po i përdorin të rinjtë për fushatë sin ë kohën e Enver Hoxhës
Gjinushi:Partitë lëvizin sipas pazarit, PSD do të përfaqësojë me dinjitet votuesit e majtë »
Article Logic
Execution time: 0.021617889404297
array(1) { ["section"]=> string(82) "ngjela-sulmon-bashen-nje-kryetar-qe-as-di-te-thote-gje-dhe-as-di-te-beje-gje-12483" }