Ngjela: Tani që krimit shtetëror shqiptar po i vjen rradha, Saliu i ka shpresat te Meta

Publikuar tek: politike, më 13:58 11-11-2015 Ngjela: Tani që krimit shtetëror shqiptar po i vjen rradha, Saliu i ka shpresat te Meta

Avokati Spartak Ngjela shprehet se Shqipëria është vendi që ka rradhën pas Rumanisë për të ndëshkuar krimin shtetëror shqiptar. Sipas Ngjelës, ashtu si dikur Ramiz Alia ndjeu rrezikun dhe shpejtoi për të gjetur Sali Berishën, edhe ky i fundit shpreson te Ilir Meta, pasi po i vjen rradha.

Pas Rumanisë, gjithmonë radha i vjen ndëshkimit të krimit shtetëror shqiptar.

“Ngjarjet antikorrupsion në Shqipëri janë të pashmangshme. Në Rumani, deri tani janë arrestuar 1000 ish pushtetarë të korruptuar, dhe, midis tyre, disa ish kryeministra, ish ministra, drejtorë e deputetë. Por, siç duket, kjo s'paska qenë e mjaftueshme për urrejtjen popullore. Revoltat vijojnë në Rumani. Si rregull, në funksion të abuzimit me pushtetin, krimi shtetëror shqiptar e ka radhën pas Rumanisë. Ramiz Alisë do t'i vinte radha pas Çausheskut. Prandaj shpejtoi dhe gjeti Saliun. Kurse tani që po i vjen radha Saliut, ky ka gjetur Metën. Për të qeshur është kjo shpresa e tij te rondokopi Meta. Do Meta nuk do Meta; do Rama nuk do Rama, pas Rumanisë radhën e pastrimit nga korrupsioni e kemi ne. Të gjithë shqiptaret duhet të mobilizohen për ta fshirë krimin shtetëror në Shqipëri, sepse varfëria ekstreme që po përjetojmë është rezultat i korrupsionit dhe krimit shtetëror”, shprehet Ngjela.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Dy vjet i mbajti boja, pis, të kapur me presh në duar”, Basha shpalos gjithë “fjalorin popullor” për qeverinë
Sot, të gjithë në këmbë pas Berishës, ndërsa Lulzim Basha fliste në mbledhjen e grupit »
Article Logic
Execution time: 0.018023014068604
array(1) { ["section"]=> string(91) "ngjela-tani-qe-krimit-shteteror-shqiptar-po-i-vjen-rradha-saliu-i-ka-shpresat-te-meta-25177" }