Ngjela: Tre pyetje për takimin e Ramës me Obamën

Publikuar tek: politike, më 21:29 17-04-2016 Ngjela: Tre pyetje për takimin e Ramës me Obamën

Avokati dhe politikani Spartak Ngjela ngre tri pyetje mbi vizitën e kryeministrit Edi Rama në Uashington dhe takimin e tij me presidentin amerikan, Barak Obama. Ngjela thotë se Shqipëria është pikë qendrore për politikën amerikane dhe atë gjermane në rajon.

"Vizita e Kryeministrit shqiptar në Uashington: Ishte një meritë e tij si figurë politike? Ishte shenjë për rëndësinë e Shqipërisë në politikën botërore? Apo – mos ishte dhe diçka tjetër? Sigurisht që Shqipëria sot është pikë qendrore në politikën amerikane dhe gjermane në Ballkan.

Por, edhe e penguar nga politika zyrtare shqiptare, kundër interesit shqiptar. Kjo është arsyeja e gjërave – pengesa e kësaj politike në Tirane. Dhe këtë, sigurisht që e përfitoi Rama. E thënë shkurt: neverinë që ka politika amerikane për Berishën, e përfitoi Rama si protokoll, nderime dhe si pritje e politikës së lartë amerikane.

Por, vetëm të djathtët nuk duan ta kuptojnë këtë në Shqipëri, dhe mbeten peng i gravitacionit oriental Berisha. Nuk e kuptojnë, se nuk e duan progresin perëndimor, edhe një grup otomanësh që e shohin Saliun si shpresë osmane në Shqipëri.

Gjithsesi, ky është realiteti. Berisha konsiderohet sot ende si pengesë në progresin perëndimor të Ballkanit, dhe, këtë fakt, e përfitoi Rama këto dite në Uashington. Por, a do ta heqë këtë pengese antiprogres Rama? Sigurisht, kjo mbetet për t’u parë. Por politika amerikane e përkrahu pikërisht për këtë. Këtu do jemi… politika vazhdon.."

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Mili i Partisë Siçiliste pronar i madh pronash në Durrës, Shullazi bashkëpronar te “Vollga”
‘’Berishës ia njihte kushdo huqet…kamera ishte tejet e gjatë dhe e vjetër’’, Majko rrëfen për kryeministrat në 25 vjet parlament »
Article Logic
Execution time: 0.019129037857056
array(1) { ["section"]=> string(53) "ngjela-tre-pyetje-per-takimin-e-rames-me-obamen-37935" }