Ngjela: Turp! Të vrarët na shohin nga qielli dhe na thonë: Deri Kur!!!

Publikuar tek: politike, më 15:23 21-01-2016 Ngjela: Turp! Të vrarët na shohin nga qielli dhe na thonë: Deri Kur!!!

Avokati Spartak Ngjela kujton sot 4 të vrarët e 21 janarit, dita sipas tij kur shqiptarët rrëzuan një regjim abuzim. Megjithatë avokati konstaton se shpresa nuk është kthyer dhe se kjo është e turpshme. “Të vrarët na shohin të mvrenjtur dhe me vështrim lart nga qielli...dhe, me jehonë, na thone: deri kur”, shkruan Ngjela.

Reagimi i plotë i avokatit:

Atje ku historia hesht...

Koha historike përbuz gjendjen...

21 janar... askush të mos harroje një gje: kjo ka qenë dita kur shqiptarët rrëzuan realisht një regjim anakronik, abuziv dhe që po degradonte shtetin shqiptar: merrëzine Berisha. Katër të vrarët e 21 janarit të vitit 2011 janë dëshmorë. Dhe koha ka heshtur e vijon të heshtë për drejtësinë e të vrarëve. Ata ù vranë që të rikthehej shpresa te shqiptarët: shpresa nuk është kthyer, sepse vrasësit e tyre shpenzojnë të qetë paratë e vjedha nga varfëria e tejskajshme shqiptare. Shpresa është larg sepse, abuzivizmi banditesk, që ù shfaq në ekran dhe ngriti shqiptarët në revoltë, drejton Parlamentin Shqiptar. TURP! ... Të vrarët na shohin të mvrenjtur dhe me vështrim lart nga qielli...dhe, me jehonë, na thone: deri kur!!!!.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘’Ai zotëria rrinte i fshehur te 2 Kullat, nxori ata që të hanin plumbin. S’ishte amaneti i tyre që Rama të bëhej kryeministër’’, Paloka sulmon Ramën
Braçe shkruan në IG për 21 janarin, komentuesi i kujton se ajo protestë ishte kundër Metës, deputeti kthen këtë përgjigje »
Article Logic
Execution time: 0.015829086303711
array(1) { ["section"]=> string(70) "ngjela-turp-te-vraret-na-shohin-nga-qielli-dhe-na-thone-deri-kur-30609" }