Ngjela u përvishet të gjithëve: Ka rënë gongu Sali, Meta s'e kupton që ka marrë fund vjedhja. Po kryeministri ku është?

Publikuar tek: politike, më 13:52 16-12-2015 Ngjela u përvishet të gjithëve: Ka rënë gongu Sali, Meta s'e kupton që ka marrë fund vjedhja. Po kryeministri ku është?

Spartak Ngjela shkruan për një “erë të re” që po fryn në Shqipëri. Avokati i referohet kështu deklaratave të ambasadorit amerikan Donald Lu ndërsa pyet se ku ndodhet kryeministri Rama në gjithë këtë.

“Një erë e re po fryn në Shqipëri : politika amerikane po iu flet shqip shqiptarëve me Ambasadorin Lu. Shqip dhe drejtpërsëdrejti. Korrupsioni dhe padrejtësia që ka bërë aleancë në bllok është e mundur. Kot e kanë. Kot e ka Saliu që kërkon të luftojë me "Mullinjtë e Eres". Ka rënë gongu Sali: duhen kthyer paratë e marra; duhen kthyer tokat në bregdet; duhen kthyer apartamentet e shumtë. Meta s'po e kupton dot që ka marrë fund vjedhja në Shqipëri... ministrat duhet të dorëzohen. Po gjyqtarët, çfarë presin: me kë do ta përballojnë fshehjen e vjedhjeve keta gjyqtare, me luftën e Saliut më Mullinjtë e Eres? Vërtet mendojnë se do bëjë Saliu revolucion në Shqipëri, këta gjyqtarë që kanë shitur drejtësinë?
Ka rënë gongu! Mjere ai që s'e dëgjon e nuk dorëzohet me të mirë”, shkruan avokati ndërsa i referohet edhe shembujve të tjerë ku ka hyrë politika amerikane.

“Sa herë që politika amerikane ka hyrë në këtë mënyrë, si ambasadori Donald Lu sot në Shqipëri, kështjellat e diktaturave dhe korupsionit kanë rënë. E njëjta gjë do ndodhë edhe në Shqipëri. Por pyetja është kjo: ku ndodhet kryeministri shqiptar, është në pritje të përshkallëzimit amerikan, apo është në rezistencën e binomit Meta - Berisha kundër politikës amerikane? Nëse qëndron edhe ky derëzi pas Mullinjve të Eres, asgjë nuk ndryshon dot, veç rastit që do bière edhe kryeministri ynë bashkë me Mullinjtë e Eres. Koha së shpejti do ta tregojë. Kush nuk ka veshte, do të përfshihet nga dallga. Dallga po vjen.”, përfundon Ngjela.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Berisha e futi torturuesin e At Zef Pllumit në listën e veteranëve”. Ja lista e publikuar nga kryeministri Rama
RREFIMI/ Nipi i kujton Ramës historinë se si i dekoruari nga ai, kishte torturuar gjyshin e tij »
Article Logic
Execution time: 0.02449107170105
array(1) { ["section"]=> string(121) "ngjela-u-pervishet-te-gjitheve-ka-rene-gongu-sali-meta-s-e-kupton-qe-ka-marre-fund-vjedhja-po-kryeministri-ku-eshte-27906" }