“Ngjyrat e Shqipërisë”, Edi Rama ju mëson si të bëheni pjesë e konkursit për fotografitë më të mira

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:44 09-06-2016 “Ngjyrat e Shqipërisë”, Edi Rama ju mëson si të bëheni pjesë e konkursit për fotografitë më të mira

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin IG një foto ku shpjegon nismën “Ngjyrat e Shqipërisë” një nismë e bukur e Ministrisë së Punëve të Jashtme me mbështetjen e kompanisë Telekom Albania.

“Konkursi shërben si një platformë për "diplomatët dixhitalë" shqiptarë, yje të Shqipërisë nëpër botë, artistë e sportistë në Shqipëri, Kosovë e gjetkë, apo njerëz të zakonshëm, vajza e djem të rinj, që me telefonin e tyre mund të bëjnë dhe postojnë foto të rastit nga Shqipëria nëpërmjet përdorimit të # (hashtagut në Instagram) dhe @ (tagut ne Facebook). Kjo nisëm do të finalizohet në tetor 2016 me shpalljen e 10 fotografive më të mira të këtij konkursi bukurie të trupit të Shqipërisë në të gjitha pjesët e veta, nga pjesët më të thella, deri tek pjesët më të sipërfaqshme ku jeta, lëvizja dhe sidomos në këtë periudhe pushimesh, vendet turistike, u nxjerr përpara një pamje për t'u treguar nga Shqipëria”, shpjegon vetë Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029309988021851
array(1) { ["section"]=> string(102) "ngjyrat-e-shqiperise-edi-rama-ju-meson-si-te-beheni-pjese-e-konkursit-per-fotografite-me-te-mira-42988" }