Nico Rosberg shpallet kampion bote në Formula 1

Publikuar tek: sport, më 15:56 27-11-2016 Nico Rosberg shpallet kampion bote në Formula 1

Nico Rosberg është kampioni i ri i botës në Formulën 1. Piloti gjerman i Mercedesit e mbylli Çmimin e Madh të Abu Dabit, garën e fundit sezonale, në vendin e dytë, gjë që i mjaftoi për të lënë pas në renditjen përfundimtare shokun e tij të skuadrës, Leëis Hamilton, i cili ngushëllohet me mbylljen me triumf të sezonit.

Në spektaklin e garës së fundit, Hamilton ndoshta provoi fitoren më të hidhur të karrierës. Kjo pasi suksesi nuk i mjaftoi për të ruajtur titullin e fituar një vit më parë.

Një garë e mirë edhe për Sebastian Vettel me Ferrari, i cili u rendit në vendin e tretë dhe për herë të parë këtë sezon provoi të “ngacmonte” makinat Mercedes deri në metrat e fundit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tirana e Kukësi e mbyllin pa gola, përfiton Skënderbeu
De Biasi refuzon një vend pune, ja kush e telefonoi »
Article Logic
Execution time: 0.015105962753296
array(1) { ["section"]=> string(53) "nico-rosberg-shpallet-kampion-bote-ne-formula-1-60850" }