Nikki HALEY, dha dorëheqjen për të qenë kandidate përballë Trump në 2020? Ja si i përgjigjet AMBASADORJA dhe TRUMP

Publikuar tek: bota, më 17:53 09-10-2018 Nikki HALEY, dha dorëheqjen për të qenë kandidate përballë Trump në 2020? Ja si i përgjigjet AMBASADORJA dhe TRUMP

Nikki Haley, ambasadorja e dorëhequr e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Kombet e Bashkuara, në një dalje publike në krah të presidentit Donald Trump, dha siguri për median se nuk do të jetë kandidate për zgjedhjet presidenciale 2020.

“Do të doja ta thosha këtë. Për të gjithë ju që do të pyesni për vitin 2020, jo, nuk do të garoj për president të SHBA në 2020” tha Haley. “Ju premtoj se ajo që do të bëj, është fushata për këtë njeri (drejtohet nga Trump).

Kështu, mezi po pres që të mbështes presidentin në zgjedhjet e ardhshme” tha Nikki Haley.

Presidenti Donald Trump buzëqesh dhe i thotë: “Kjo është gjë e mirë. Falemnderit Nikki”.

Menjëherë sapo u lajmërua dorëheqje e ambasadores Nikki Haley, analistët e medias ndërkombëtare aluduan për një kandidim të saj në zgjedhjet presidenciale.

Madje, morën si shembull rastin e presidentit të Francës Emanuel Macron, i cili, në vitin 2016 u dorëhoq nga kabineti dhe dy vite më vonë garoi për president të Francës.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “BEBET E VJEDHURA”, skandali SPANJOLL i ish-gjeneral FRANCOS ridel në dritë, gjendet doktori që bënte ndarjen e fëmijëve
Tragjedia në DASMË, mes 20 viktimave 4 motra dhe 4 burrat e tyre (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.026237964630127
array(1) { ["section"]=> string(119) "nikki-haley-dha-doreheqjen-per-te-qene-kandidate-perballe-trump-ne-2020-ja-si-i-pergjigjet-ambasadorja-dhe-trump-137201" }