Niko Peleshi “merr” një tjetër detyrë në qeveri, e thotë ministrja e Kulturës, Kumbaro

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:00 23-10-2016 Niko Peleshi “merr” një tjetër detyrë në qeveri, e thotë ministrja e Kulturës, Kumbaro Foto e realizuar mengjesin e sotem ne Gjirokaster nga zv.kryeministri Niko Peleshi

Zv.kryeministri Niko Peleshi, duket se ka marrë një tjetër detyrë këtë mëngjes. I shquar në fakt për syrin e tij të kapë detajet, një foto nga Gjirokastra këtë mëngjes, duket se ka shtyrë gjithë qeverinë që ta vendosë në rrjetet sociale.

Dhe më së miri këtë e bën ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, që në foton e këtij mëngjesi të Gjirokastrës mbuluar me mjegull shkruan: Mirëmëngjes nga Gjirokastra, foto: Niko Peleshi.

E ndoshta, zv.kryeministri do të pasurojë CV e tij, edhe duke qenë fotograf jo vetëm për Korçën, por edhe për qytetet e tjera.

Ministrat socialistë që nga dita e djeshme janë mbledhur në Gjirokastër, nga kryeministri Edi Rama. Por në këtë mbledhje informale të qeverisë, mungojnë ministrat e LSI. 

niko peleshi5

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033098936080933
array(1) { ["section"]=> string(88) "niko-peleshi-merr-nje-tjeter-detyre-ne-qeveri-e-thote-ministrja-e-kultures-kumbaro-57117" }