Niko Peleshi në Morinë për të pritur delegacionin e Kosovës. Përkujdes deri në detaje

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:01 23-03-2015 Niko Peleshi në Morinë për të pritur delegacionin e Kosovës. Përkujdes deri në detaje Niko Peleshi dhe kryeministri i Kosoves Isa Mustafa ne Morine

Zv.kryeministri Niko Peleshi ishte ngarkuar për të bërë “adetin” për miqtë kosovarë, që sapo ata të hynin në kufirin shqiptar në Morinë. E meqënëse qeveria ishte kujdesur deri në detajet më të vogla për këtë aktivitet (mediat kosovare janë surprizuar edhe nga gotat e ujit me shqiponjën e artë fiksuar mbi to), duket se këto detaje kanë filluar që në hyrje të delegacionit në Shqipëri. 

Këtë foto e sjell vetë Niko Peleshi në profilin e vet, ndërsa tregohet ai dhe kryeministri i Kosovës duke i shtrenguar dorën njëri tjetrit, për ti uruar mirëseardhjen në Shqipëri kryeministrit kosovar. “Në Morinë, ku pata kënaqësinë ti uroj mireserardhjen kryeministrit të Kosovës dhe kolegëve kosovarë” shkruan zv.kryeministri.

Të gjitha mediat në unison u shprehën se nga pikëpamja vizive, takimi i dy qeverive në Tiranë ishte një aktivitet për t’u përgëzuar. Madje, për këtë aktivitet, edhe ish-kryeministri Sali Berisha, tha fjalët më të mira pa kritika. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069770812988281
array(1) { ["section"]=> string(89) "niko-peleshi-ne-morine-per-te-pritur-delegacionin-e-kosoves-perkujdes-deri-ne-detaje-6707" }