Niko Peleshi: Nuk do të ketë garë për kreun e PS, Blushi nuk përjashtohet nga partia

Publikuar tek: politike, më 17:20 29-01-2016

Në Partinë Socialiste nuk do të ketë një garë për zgjedhjen e kryetarit të partisë. Zv. Kryeministri Niko Peleshi në një intervistë për Televizionin Klan thotë se kongresi sipas statutit do të shprehet vetëm për të rikonfirmuar mandatin e kryetarit aktual, si dhe reformave të ndërmarra nga qeveria.

Vetëm nesë delegatët e forumit më të lartë drejtues të kësaj forcë do të votonin për ndërprerjen e mandatit të kryesocialistit Rama thotë Peleshi,  atëherë do të niste procesi i zgjedhjeve sipas parimit “një antar, një vote” për kryetarin e ri të partisë, gjë që Peleshi nuk e sheh të pamundur të ndodh.

I pyetur nëse Ben Blushi rrezikon përjashtimin nga strukturat e PS për shkak të qendrimeve të tij të kundërta me kreun aktual Edi Ramën, ish-kryebashkiaku i Korçës e sheh këtë mundësi si jo të realizueshme dhe ka theksuar se vetë do të ishte kundër përjashtimit të deputetit.

Blushi pranoi dje në një studio televizive se do të garojë për kreun e PS-së në kongresin e 19 marsit, nëse kjo do i lejohet. Ai deklaroi se mund ta drejtojë këtë parti më mirë se Rama. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pacolli fton në shtëpinë e tij të 350,000 fansat e Facebook-ut
Berisha: Dështim i hidhur i Kosovës në Strasburg, i ndihmuar nga qëndrimi antishqiptar i Edi Ramës »
Article Logic
Execution time: 0.010581970214844
array(1) { ["section"]=> string(88) "niko-peleshi-nuk-do-te-kete-gare-per-kreun-e-ps-blushi-nuk-perjashtohet-nga-partia-31276" }