Niko Shupuli thyen ‘’paktin’’ e të djathtëve, shkon në takimin me Ramën

Publikuar tek: politike, më 11:08 06-07-2015 Niko Shupuli thyen ‘’paktin’’ e të djathtëve, shkon në takimin me Ramën Niko Shupuli

Niko Shupuli thyen ‘’paktin’’ e të djathtëve, duke shkuar në takimin që Edi Rama ka organizuar me të gjithë kryebashkiakët që dolën fitues në zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Po kështu në takim ka qenë edhe kandidati i djathtë që u shpall fitues i Bashkisë së Dropullit Arqile Deçka.

Shupuli, kandidati i djathtë që fitoi Bashkinë e Përmetit ka vendosur të shkojë në takimin e Ramës, edhe pse të gjithë kryebashkiakët demokratë kishin një pakt thuajse të heshtur për ta bojkotuar atë.

Shupuli fitoi përballë Gilberto Jaçes. 12 kandidatët e tjerë të djathtë kanë konfirmuar se nuk do jenë në këtë takim, pas ftesës dërguar për të gjithë 61 kryetarët e bashkive nga Rama.

“Shpreh keqardhjen për mungesën e kryebashkiakëve të djathtë. Uroj të dalin sa më parë nga guacka mbytëse e politikës qorre të partisë së tyre dhe të vihen një orë e më parë në shërbim të komuniteteve, se janë kryetarët e gjithë komunitetit, pavarësisht se për kë kanë votuar zgjedhësit. Ne nuk i ndajmë bashkitë në të kuqe dhe blu për ne të gjitha bashkitë janë njësitë e reja të zhvillimit ekonomik dhe social’’, tha Rama në takim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bëhen bashkë politikanët e rëndësishëm shqiptarë: Basha, Balla, Vasili, Mediu…mblidhen për Dukën
Takimi me kryebashkiakët e rinj, Rama: Mbështetje pa dallim partiak, na presin sfida të mëdha »
Article Logic
Execution time: 0.010394096374512
array(1) { ["section"]=> string(72) "niko-shupuli-thyen-paktin-e-te-djathteve-shkon-ne-takimin-me-ramen-15425" }