Nikolin Jaka: Do ulet numri i të papunëve sepse të gjithë do ikin jashtë

Publikuar tek: ekonomi, më 00:41 04-11-2017 Nikolin Jaka: Do ulet numri i të papunëve sepse të gjithë do ikin jashtë

I ftuar në emisionin “Ekopolitikë” në Oranews, kryetari i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka bëri ironi me uljen e papunësisë duke thënë se forca punëtore po ikën jashtë vendit.

Për Nikolin Jakën, Shqipëria pritet të ketë një ulje të papunësisë për shkak të largimit të qytetarëve nga vendi.

“Do kemi shifra të kënaqshme me uljen e papunësisë, sepse duke patur parasysh tendencën për të ikur, normalisht që s’do kemi më të papunë. Por fatkeqësia më e madhe është se s’do kemi njerëz për të punësuar se nuk gjejmë fuqi punëtore dhe sot jemi në nivele alarmante kur kemi të bëjmë me punë profesionale”, u shpreh Nikolin Jaka.

Me tej Nikolin Jaka foli për kualifkimin e punëtorëve dhe rëndësinë që ka ky fakt për kompanitë ndërkombëtare.

“Nuk gjejmë njerëz të kualifikuar që përballojnë sfidat dhe objektivat e kompanive dhe sa lidhur me PPP as nuk e vë në dyshim që çdo partneritet publik privat ka rezultate të suksesshme. Por është shumë e rëndësishme që ne të bëjmë mirë analizën e kostos. Ka shumë lloje formash të PPP-ve. Ka PPP, ka koncesione, ka dhe koncesione klasike, por unë  mendoj se rruga e Arbrit nëse ne do të kishim një marrëveshje me Maqedoninë dhe Bullgarinë, mund të bëhej me koncesion të pastër pa fut asnjë lek buxheti i shtetit, sepse vetëm pjesa e Italisë, në analizat që bëjnë ekspertët e transportit është 2 miliard humbje vetëm nga transporti nëpërmjet komunikimit që shkojnë në Rumani dhe në Bullgari”, tha Jaka.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024693965911865
array(1) { ["section"]=> string(77) "nikolin-jaka-do-ulet-numri-i-te-papuneve-sepse-te-gjithe-do-ikin-jashte-98283" }