Nikolin Jaka fiton tenderin e ushqimeve për fëmijët, edhe pse me 100 mln lekë më tepër, PD e kryqëzon: Favorizohen oligarkët

Publikuar tek: barometri, më 08:02 03-05-2018 Nikolin Jaka fiton tenderin e ushqimeve për fëmijët, edhe pse me 100 mln lekë më tepër, PD e kryqëzon: Favorizohen oligarkët

Është shpallur fituesi i tenderit të Bashkisë Tiranë për ushqimin për fëmijët e Qendrës së Edukimit të Fëmijëve, dhe fituese është kompania me ofertuesin më të lartë.

Bëhet fjalë për kompaninë AGS sh.p.k që edhe pse ka ofertën më të lartë nga dy kompanitë e tjera në garë, është shpallur fituese. Kompania është në pronësi të Alma Tafanit, ish bashkëshortes së kreut të Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka.

I habitshëm është fakti sesi tenderin e ka fituar kompania me ofertën më të lartë, ndërkohë që kriteri i përzgjedhjes është pikërisht oferta më e ulët.

Partia Demokratike e ka denoncuar këtë rast duke akuzuar Bashkinë se ka favorizuar hapur “oligarkun Nikolin Jaka”.

“Tenderi për ushqimin për fëmijët e Qendrës së Edukimit të Fëmijëve bëhet objekt i babëzisë së oligarkëve. Nuk kursehen në asgjë për të përfituar në kurriz të taksave tona dhe në kurriz të fëmijëve”, shkruan zëdhënësja demokrate Ina Zhupa.

PD bën me dije se kompania e dytë në garë “Delta Doni”, ka ankimuar vendimin, por kërkesa nuk është pranuar.

Shkrimi i plotë i Ina K. Zhupës:

Bashkia Tirane abuzon duke i dhene tenderin ofertuesit me te larte me 100 mije euro diference nga ofertuesi i dyte. Kjo sepse firma eshte e Nikolin Jakes, mikut te Veliajt. 100 mije euro per shume nga taskat tona per klientet e Veliajt.

Tenderi per ushqimin per femijet e Qendres se Edukimit te Femijeve behet objekt i babezise se oligarkeve. Nuk kursehen ne asgje per te perfituar ne kurriz te taksave tona dhe ne kurriz te femijeve.

Merret tenderi ne vleren me te larte, afer asaj limit nga Nikolin Jaka duke skualifikuar firmat e tjera me oferte me te ulet. Plot 100 mije euro me shume, fut ne xhep dyshja Jakaj-Veliaj. Firma e dyte “ Delta Doni” e ankimon vendimin por me institucionet e rilindjes e drejta eshte ceshtje oligarkesh dhe parash. Nikolin Jaka kryetari i dhomes se tregtise, njihet per miqesine me Veliajt, te cilin e pagezoi me cmimin Administratori i vitit 2017 qe e perdori Erioni per propagande suksesi.

Ne foto gjenden:

1. Vendimi i Institucionit te Bashkise qe perzgjedh fituese kompanin AGS sh.p.k me oferten me cmim me te larte

2. Vendimi i Komisionit Prokurimi Publik ku nuk pranon ankimin e kompanive te tjera me oferte me te ulet

3. Ekstrakti i QKB ku pasqyrohet pronesia e AGS sh.p.k ne pronesi te familjares se Nikolin Jakes .

4.Foto nga miqesia e njohur dhe cmimi qe i japin njeri tjetrit Jaka/ Veliajt

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.20794796943665
array(1) { ["section"]=> string(128) "nikolin-jaka-fiton-tenderin-e-ushqimeve-per-femijet-edhe-pse-me-100-mln-leke-me-teper-pd-e-kryqezon-favorizohen-oligarket-119245" }